Mjeku shqiptar kthehet në hero ditën e dasmës, i shpëton jetën turistes në Itali (Foto)

Një mjek shqiptarë, i cili jeton dhe punon prej kohësh në Itali është shndërruar në hero, duke i shpëtuar jetën një turisteje. Gjithçka ndodhi në momentin që mjeku po lidhte jetën me të dashurën.

Bëhet fjalë për mjekun me origjinë shqiptare, Sokol Berisha, i cili jeton në Perugia.

Berisha sapo i kishte thënë ‘po’ të dashurës së tij dhe po dilte nga kisha e San Francesco d’Assisi në Matera, kur vuri re një grua që u rrëzua në tokë në afërsi të Piazza San Francesco Fortuna.

Menjëherë, dhëndri vrapo drejt 60-vjeçares për ti shpëtuar jetën, raportojnë mediat italiane.

Berisha përdori defibrilatorin e ndihmës së parë për ti dhënë ndihmë turistes dhe më pas ajo u dërgua në spital.

Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet