Mjeku Dhimitër Kraja rikthehet nga pensioni në punë, do ndihmojë kolegët në luftën ndaj Covid-19

Ndërkohë që Shqipëria ka hyrë në “javën e zjarrit” të pandemisë Covid-19, të gjithë sytë e njerëzve janë drejtuar te mjekët, “heronjtë” e vërtetë të këtyre ditëve të vështira që nuk i kishim përjetuar kurrë më parë.

Ndërkohë nuk mungojnë shembujt frymëzues nga radhët e “bluzave të bardha”, nga ata që punën e mjekut e shohin si mision më shumë se sa si profesion.

I tillë është rasti i prof. Dhimitër Krajas, i cili pas 48 vitesh është rikthyer nga pensioni në punë, për të ndihmuar stafin në këto ditë të vështira.

Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që përmes një postimi në “Facebook” bën me dije: “Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira! Respekt.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet