Mjekët të kërcënuar, infektohet edhe Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, teksa thekson se drejtoresha ka shfaqur simptoma dhe pas kryerjes së analizave ka rezultuar pozitive. Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore është e mirë dhe po punon nga shtëpia.

Kujtojmë që pak ditë më parë është infektuar edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Momentalisht ai ndodhet në shtëpi dhe në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë deri në këto momente numri i të infekturve ka shkuar në 197. 10 kanë humbur jetën dhe 33 janë kuruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet