Mjekët ngrenë alarmin, ky është rreziku që vjen nga tatuazhet

Sa vjen e po shtohen personat që bëjnë një tatuazh në trup, e për pasojë shtohen edhe pacientët që po vuajnë nga sëmundjet e lëkurës. Dermatologët evropianë ju kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve që të forcojnë ligjet mbi bojërat që përdoren për tatuazhet.

Mjekët kanë treguar se rregullorja për higjienën dhe sigurinë ekziston, por ata kanë të bëjnë më shumë me normat e higjienës dhe parandalimin e infeksioneve.

Këtë herë ata kanë kërkuar që të bëhet diçka në lidhje me përmirësimin e bojërave që përdoren për të bërë tatuazhe, të cilat kanë rezultuar se përmbajnë elementë toksikë e kancerogjene që dëmtojnë rëndë trupin e njeriut.

Komisioni Europian ka bërë një kërkesë për përmirësimin e tyre dhe uljen e substancave kimike të dëmshme, të cilën ia ka propozuar Agjencisë Europiane për Substancat  Kimike.

Duhet arritur sipas tyre në të njëjtin nivel me standardet e sigurisë që janë aktualisht në fuqi për kozmetikën. Aktualisht rreziku qëndron se në bojërat e tatuazheve ka përmbajtje të metaleve të rënda dhe nanopjesëza e ngjyrues kimikë të dëmshëm, përfshirë edhe hidrokarbure dhe etiketimi i tyre nuk është plotësisht i qartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet