×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mjekët neglizhojnë pacientin, 28 vjeçari vdes brenda 24 orëve

Në Spitalin e  Lushnjës një 28 vjeçar  vdes nga zemra brenda 24 orëve, pasi mjekët nuk e mbajtën në spital, por e dërguan në shtëpi  vetëm më një ilaç për të vjellat.  Mjeku i urgjencës dhe kardiologia e nxjerrin nga spitali pa ardhur përgjigja e analizave të gjakut dhe pa një  diagnozë.

Pas vdekjes nis dhe odiseja e hetimit. Fillimisht prokuroria nis hetim për vdekje të papritur. Më pas zbulohet se ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve. Mjekut ligjor Lushnje ju deshën 5 muaj të nxirrte aktin me shkakun e vdekjes, ku arsyeja ishte insufiçenca kardiake. Në bazë të këtij akti ekspertët e Tiranës nxjerrin fajtor mjekët.  Ndërkohë prokuroria pas 9 muajsh akoma s’ka marrë në pyetje mjeken kardiologe e cila nuk ka ndjekur pacientin.

Grupi i xhirimit i emisionit Fiks Fare, udhëtoi drejt fshatit Fier-Seman të Dijvakës. Në një intervistë për Fiksin prindërit e 28 vjeçarit Adesmir Çina,   pretendojnë se prokuroria dhe mjekët ligjorë Lushnje kanë zvarritur hetimet. Prindërit janë shumë të traumatizuar nga kjo histori. E kanë shumë të vështirë të tregojnë ngjarjen, pasi sipas tyre djali ishte mirë e bukur ” nuk e kuptuam se si iku ashtu” pohojnë ata. Nëna mes lotësh tregon se djali kishte dy ditë që kishte shqetësime, ankohej për mpirje të krahut dhe dhimbje të barkut. U vizitua tek mjekja e ambulancës e cila fillimisht tha që nuk ka gjë, por për shkak se rrugës për në ambulancë djalit i kishte rënë të fikët, ajo e këshilloi të shkonte të vizitohej në Lushnje. Drejt Lushnjes nisen menjëherë me taxi dhe  në spital, i bie sërish të fikët.

“Atje i bëjnë vetëm një serum, sa e sollën në vete, i bën Ekg, skaner dhe e nxorrën brenda 1 ore e gjysmë, duke i dhënë me vete ilaç për të vjella.” -tregon me duart që i dridhen babai i Adesmirit të ndjerë.

Sipas tij mjekja kardiologe nuk i pa përgjigjet e analizave të gjakut. “Asnjë nuk e kontrolloi që troponina kishte dalë shumë e lartë. Atë natë djali kishte qenë më i qetë. Të nesërmen në 5 të mëngjesit djali nisi të ulëriste nga dhimbjet e barkut dhe krahut. Thirrëm ambulancën, erdhi por ishte shumë vonë për ta shpëtuar. Ai vdiq rrugës për në spital, duke ulëritur dhe duke i kërkua ndihmë mjekëve.” – vazhdon të tregoj nëna për herën e fundit që pa djalin e saj te vetëm gjallë. Ajo mes lotësh dhe dhimbje kërkon drejtësi për djalin. “Në fillim s’e dinim pse ndodhi, 5 muaj u zvarrit të nxirrnin vetëm arsyen e vdekjes. Tani që e morëm vesh që fajin e kanë mjekët duam drejtësi për djalin.Nuk besojmë tek mjekët e prokuroria ndaj ju drejtuam Fiksit”-shtoi ajo.

Të kontaktuar nga Fiksi në ambientet e punës dhe në telefon, mjekët Eriona Çuku e ambulancës së fshtatit dhe mjeku Besmir Nexha i urgjencës së spitalit Lushnjë, nuk pranojnë të flasin, pasi sipas tyre çështja është në prokurori.

Mjeku  ligjor Lushnje 5 muaj për të nxjerrë shkakun e vdekjes

Mjekut ligjor Dr Anton Samarxhiu, ju  deshën 5 muaj për të nxjerrë në dritë arsyen e vdekjes. Sipas dokumnetacionit kqyrja  kufomës është bërë që më datë 19 shtator 2019, ndërsa pranë prokurorisë akti i ekspertizës ka vajtur me 23 Janar 2020.

 Ekspertiza Mjeko -Ligjore “Fajin e kanë mjekët”

Pavarësisht se mjekët të cilët kanë ndjekur rastin  nuk  pranojnë të flasin, ekspertiza mjeko- ligjore e kryer nga ekspertët  i ka nxjerrë zbuluar në të gjitha shkeljet që kanë bërë. Që nga mbajtja në urgjencë për vetëm 1 orë e 35 min e deri tek nxjerrja nga urgjenca pa diagnozë dhe pa dalë akoma përgjigja e analizave të gjakut, ku nëse do të shihej që troponina  ishte shumë e lartë, jeta e djalit do të ishte shpëtuar.

Sipas kësaj ekspertize mjekja  Fatmira Alla nuk ka ndjekur protokollin dhe ka neglizhuar në përcaktimin e diagnozës. Pacientit nuk i janë bërë as analizat minimale si gjaku komplet etj. Për të parë edhe gjendjen e tij në momentin e mbërritjes në Urgjencë.

Spitali Lushnje nuk ka një repart të Kardilogjisë, për këtë arsye në rastet e urgjencës, thirren mjekët e Poliklinkës Lushnje. Atë ditë në turn ishte Dr Fatmira Alla. Gazetaret e Fiksit nuk e gjetën në poliklinikën ku ajo punon ndaj e telefonuan për të pyetur në lidhje me rastin. Ajo fillimisht nuk pranon të flasë për rastin, madje në fillim pretendon se nuk e mban mend, por kur gazetari  i kujton se kjo çështje është në prokurori, ajo thotë se diçka i kujtohet, por shumë pak. Ajo është e prerë për të mos takuar gazetarët dhe thotë se nuk është thirrur akoma në prokurori për ngjarjen. Për sa i takon përgjigjes së analizave të gjakut ajo tha “unë i thashë familjarëve që t’ja bënin, të më merrnin në telefon dhe nuk ishin të detyruar. Unë nuk u shkoj pacientëve me vrap nga pas, jam shumë e zënë’.

Në aktin e ekspertizës shprehet qartë se nga skaneri dhe ekot e bëra kishte të dhënë të mjaftueshme që i sëmuri të mbahej në observacion. Por ai është nxjerrë nga spitali akoma pa dalë përgjigja e analizave të gjakut që duhet të ishte lexuar nga kardiologia. Analizat tregonin se troponina në gjak ishte 5 fish më e lartë se norma.  Neglizhenca e mjekës ka çuar në nxjerrjen nga spitali dhe më pas vdekjen e pacientit.

Fiks Fare u interesua për  vonesat dhe zvarritjen pranë  Prokurorisë së Lushnjes. Merita Selimi e cila është edhe prokurore e çështjes kërkoi një kërkesë me shkrim dhe nuk pranoi të takonte gazetarët. Në përgjigjen me shkrim prokuroria nuk ju përgjigj asnjë pyetje konkrete duke pretenduar se çështja është nën hetim, dhe se çdo përgjigje konkrete do të cënonte sekretin hetimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, Rama dhe kupola e tij mendojnë për veten. SPAK të hetojë!

Përgjimet e Antimafias italiane, Basha: E kemi denoncuar prej 8 vitesh, Rama dhe kupola e tij mendojnë për veten. SPAK të hetojë!

Publikuar më 23.01.2021
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot pë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane, ku flitet për abuzime me lejet e ndërtimit në Tiranë. Lideri demokrat tha për gazetaren Nisida Tufa se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të […]

Lexo më shumë

“Shqipëria është terren i virgjër, kemi një kontakt atje”/ Përgjimet: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

“Shqipëria është terren i virgjër, kemi një kontakt atje”/ Përgjimet: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Publikuar më 23.01.2021
Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë ...

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri. Në aferë me sipërmarrësit […]

Lexo më shumë

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë/ Policia mbron drejtuesin: Mos thoni që personi është i afërm i ndonjë zyrtari të policisë

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë/ Policia mbron drejtuesin: Mos thoni që personi është i afërm i ndonjë zyrtari të policisë

Publikuar më 23.01.2021
Policia e Shtetit më në fund ka gjetur kohën që të kundërsht...

Policia e Shtetit më në fund ka gjetur kohën që të kundërshtojë lajmet në media rrjetet sociale se shoferi i makinës tip “BMW” që shkaktoi një aksident të frikshëm tek kryqëzimi i ambasadës italiane 9 ditë më parë në Tiranë nuk është i afërm i ndonjë zyrtari të policisë. Reagimi i policisë vjen mjaft ditë […]

Lexo më shumë

Bilanci i MSH/ Rriten shifrat, 786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci i MSH/ Rriten shifrat, 786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Publikuar më 23.01.2021
786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete janë regjist...

786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky ka qenë bilanci zyrtar i dhënë sot nga Ministria e Shendetesise. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë […]

Lexo më shumë

Skandal/ Ndërtimi i kullave në qendër të Tiranës, dëmtohet edhe Minarja e Xhamisë së Et’hem Beut

Skandal/ Ndërtimi i kullave në qendër të Tiranës, dëmtohet edhe Minarja e Xhamisë së Et’hem Beut

Publikuar më 23.01.2021
Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët...

Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët e Ndragetas do paguanin 20 % rryshfet për të ndërtuar kulla në Tiranë, një tjetër bombë ka plasur për dyshen Rama -Veliaj. Kompania që po ndërton një kullë ngjitur me bashkinë dhe sahatin dyshohet se ka krisur minaren e xhamisë së Tiranës, një monument kulture […]

Lexo më shumë

Vërshime lumenjsh/ IGJEUM: Priten reshje intensive në 23 – 26 janar

Vërshime lumenjsh/ IGJEUM: Priten reshje intensive në 23 – 26 janar

Publikuar më 23.01.2021
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 – 26 ...

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 – 26 janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri, por dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin, Bunë, në liqenin e Shkodrës dhe në […]

Lexo më shumë

20% për një leje ndërtimi në Tiranë/ Rrjeti shpërthen me meme (Foto)

20% për një leje ndërtimi në Tiranë/ Rrjeti shpërthen me meme (Foto)

Publikuar më 23.01.2021
Argumenti kryesor në rrjetet sociale këto orët e fundit ësht...

Argumenti kryesor në rrjetet sociale këto orët e fundit është skandali që ka shpërthyer pas publikimit të disa përgjimeve në Itali. Mafia italiane pastron paratë në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që sekseri i tyre rezulton një personazh me emrin Niku. Ajo që bie në sy nga përgjimet është se për të marrë një leje ndërtimi, duhet […]

Lexo më shumë

Grabitet një pikë e dhënies së kredive në Tiranë, hajduti merr lekët dhe ia mbath

Grabitet një pikë e dhënies së kredive në Tiranë, hajduti merr lekët dhe ia mbath

Publikuar më 23.01.2021
Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur ditën e sotme...

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Paraprakisht bëhet e ditur se, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Sipas uniformave blu, në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, […]

Lexo më shumë