×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjmë pjesën tonë”, të rinjtë shqiptarë mbledhin fonde për pajisje mjekësore

Studentët të mjekësisë në Itali, nisin mbledhjen e fondeve për të ndihmuar spitalet shqiptare me mjetet e nevojshme. Ata rrëfejnë për “Shekulli”-n se si lindi ideja, me kë po bashkëpunojnë dhe sa është shifra e mbledhur. Po ashtu tregojnë nëse do të ktheheshin në vend, po të ishte nevoja për ndihmë

Enida Vërça

“Mjekët bëjnë pjesën e tyre. Ne bëjmë pjesën tonë”, kjo është nisma e studentëve të e mjekësisë në Itali, për t’i ardhur në ndihmë QSUT-së dhe Spitaleve Rajonale në Shqipëri. Serxhio Tresa, Rezarta Kolleshi, Klorinda Çaushllari, dr. Klodian Meço dhe Ina Varfaj, janë bërë bashkë, për të ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë kaq të vështirë. “Shekulli”, ka arritur të flasë më këta të rinj për të mësuar se si lindi kjo ide, si po menaxhohet dhe sa janë të ardhurat e mbledhura deri në këtë momente. Studenti i Mjekësisë, Serxhio Tresa thotë se si fillim kjo fushatë një akt sensibilizimi dhe të gjithë ata që kanë mundësi, duhet të reagojnë duke e ndihmuar me aq të ardhura sa ata kanë mundësi. “Fushata synon së pari të sensibilizojë qytetarët mbi nevojat e domosdoshme për më shumë pajisje mbrojtëse për stafin që punon në vijë të parë të shërbimit mjekësor, si dhe për shtimin e pajisjeve për frymëmarrjen e mushkërive. Kështu të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në luftën kundër këtij armiku të padukshëm”, dekalaron ai për “Shekulli”-n.

           Serxhio Tresa, student i Mjekësisë, Romë

Procedura

Të rinjtë thonë se kanë zgjedhur një platformë shumë të besueshme për mbledhjen e fondeve siç është GoFundMe. “Të gjitha fondet do të mblidhen online në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë sa më trasparente për publikun. Ndërkohë që ecuria do të publikohet në detaje dhe mënyrë sistematike në rrjetet sociale”, thonë studentët. Deri më tani, janë arritur të mblidhen mbi 1 mijë euro dhe numri i perosnave që kanë kontribuar është 44. “Duke qenë se kemi pak ditë që e kemi bërë publike nismën tonë, shifra për momentin është akoma shumë e vogël për të realizuar diçka konkrete. Fondet janë gjithmonë në rritje. Njerëzit janë duke kontribuar gjithnjë e me tepër. Presim donacione pozitive për shtimin e pajiseve për frymëmarrjen e mushkërive”, shprehen ata.

 

 

 

       Klorinda Çaushllari , studente e Mjekësisë, Romë

Bashkëpunimi

Serxhio thotë se kjo iniciativë është përkrahur nga mjekë të shumtë shqiptarë, të cilët do të japin kontributin e tyre të çmuar në finalizimin e nismës. “Kemi zgjedhur të koordinohemi konkretisht nga Prof.Dr. Edvin Prifti, mjek kardiokirug; Dr.Gentian Stroni, mjek infeksionist dhe Dr.Erion Panajoti mjek reanimator. Ata do sigurojnë informacionet e nevojshme mbi nevojat reale për pajisje dhe bordi i fushatës që ka për qëllim implementimin do kujdeset t’i sigurojë dhe do t’i sjellë këto pajisje në Shqipëri”, bën me dije ai. “Mjekët janë në kontakt direkt me pacientët dhe e dinë gjithmonë çfarë pajisjesh mungojnë për nevojat e pacientëve ndaj zgjodhëm të bashkëpunojmë me ta”.

            Klodian Meco, implantolog, Romë

Ideja

Nismëtar i kësaj fushate ka qenë vetë Serxhio, i cili thotë se duke qenë në pamundësi fizike për të ndihuamr vendin, mendojë se mund të ndihmonte në këtë mënyrë. “Mendova se një mënyrë me efikase për të ndihmuar në këtë situatë është përpjekja për të rritur kapacitetet logjistike në spitale. Idenë fillestare për këtë fushatë e hodha në rrethet e studenetëve të mjekësisë të cilët e mbështetën me shumë entuziazëm. Kështu organizuam një ekip të vërtetë që po punojnë me mish edhe shpirt në funksion të kësaj kauze. Gjej rastin t’i falenderoj të gjithë për punën e palodhshme që po bëjnë”.

Ina Varfaj, studente në fushën e farmaceutikës, Perugia

Situata

Ideatori i kësaj fushate, nuk lë pa përmendur edhe se si e shikon menaxhimin e situatës nga bluzat e bardha në vend. “Si mjek i së ardhmes, shoh një ekip mjekësor të përkushtuar që tregojnë çdo ditë një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi me njëri- tjetrin për një menaxhim sa më të përshtatshëm të kësaj situate.Më vjen mirë që ekipit mjekësor të infektivit iu bashkua dhe doktori i nderuar Dhimitër Kraja i cili megjithëse në pension erdhi për të shërbyer në frontin e parë përballë pacientëve të infektuar. Duke pasur parasysh kushtet e një vendi të vogël si Shqipëria,bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e bashkëkombësave të tyre,duke na dhënë një mesazh shumë të fortë dhe ne si mjekë të ardhshëm”, thotë studenti.

  Rezarta Kolleshi, studente për fizioterapi, Milano

Reagimi

Të pyetur nëse do të lindë nevoja për studentët e ndodhur jashtë, që t’i bashkohen përballimit të kësaj pandemie në vend, a do të  bashkoheshin, ata përgjigjen pa hezituar, po. “Siç ka thënë dhe mjeku anestezist në pension Dr. Giampiero Giron “ Kërkuan disponibilitetin tim, dhe u thashë po. Kur në jetë vendos të bësh mjekun, ke vendosur të rrezikosh. Kam bërë betimin e Hipokratit. Frikë se mos sëmurem? Atëherë është më mirë mos ta bësh mjekun!”.

Linku i dhurimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. tori says:

    Po a nuk e kan ndegjuar Ramen keta qe thote se kjo eshte strategjia jone,

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Tragjike në Itali/ 18-vjeçari shqiptar humb jetën teksa po ngjitej në mal me shokët (Emri-Foto)

Tragjike në Itali/ 18-vjeçari shqiptar humb jetën teksa po ngjitej në mal me shokët (Emri-Foto)

Publikuar më 28.02.2021
Një tragjedi ka ndodhur në malin Marmagna, midis Pontremolit...

Një tragjedi ka ndodhur në malin Marmagna, midis Pontremolit dhe Filatierës. Këtë herë viktima është Marinel Senka, një djalë 18-vjeçar me origjinë shqiptare por që jetonte prej kohësh në Pontremoli. Mëngjesin e djeshëm, i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna. Me sa duket qëllimi ishte të […]

Lexo më shumë

 “Po e liruam, mund ta qëllojë përsëri”, lihet në burg shqiptari që masakroi 5 herë thikë studenten greke

 “Po e liruam, mund ta qëllojë përsëri”, lihet në burg shqiptari që masakroi 5 herë thikë studenten greke

Publikuar më 25.02.2021
Është lënë në burg 27-vjeçari që qëlloi 5 herë me thikë ish-...

Është lënë në burg 27-vjeçari që qëlloi 5 herë me thikë ish-të dashurën greke. Në vendim e saj, Gjykata e Torinos ka deklaruar se Jetmir Kurtsmajlaj do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pasi gjyqtari i çështjes ka deklaruar se ekziston mundësia e përsëritjes së këtij veprimi nga  i riu. Kujtojmë që ngjarja ndodhi […]

Lexo më shumë

Shqiptari e sulmoi në mes të Torinos, flet nëna e studentes greke: Ka marrë 5 thika në gjoks

Shqiptari e sulmoi në mes të Torinos, flet nëna e studentes greke: Ka marrë 5 thika në gjoks

Publikuar më 23.02.2021
Nëna e studentes greke që u sulmua me thikë në mes të rruges...

Nëna e studentes greke që u sulmua me thikë në mes të rruges per ne Torino nga 27 vjeçari shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj, ka rrëfyer detaje nga gjendja shëndetësore e vajzës së saj . Ajo ka treguar se 21 vjeçarja ishte ndarë me shqiptarin, por ky i fundit nuk e pranonte këtë vendim, prandaj dhe e […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë/ Detaje nga vrasja, 10 të arrestuar nga 7 shtete të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë/ Detaje nga vrasja, 10 të arrestuar nga 7 shtete të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar më 22.02.2021
Shqiptari Armando Beqiri u ekzekutuar rreth 10 ditë më parë ...

Shqiptari Armando Beqiri u ekzekutuar rreth 10 ditë më parë në hyrje të shtëpisë së tij më Islandë. Ai u qëllua me 5 plumba nga një pistoletë me silenciator. Autoritetet irlandeze po hetojnë ende mbi vrasjen e shqiptarit, por si duket autori nuk ka lënë gjurmë ndërsa viktima nuk ka pasur të shkuar kriminale. Së […]

Lexo më shumë

COVID-19 i merr jetën kolosit të këngës arbëreshe, Zef Kakoca

COVID-19 i merr jetën kolosit të këngës arbëreshe, Zef Kakoca

Publikuar më 20.02.2021
COVID-19 i ka marr jetën kolosit të poezisë dhe këngës arbër...

COVID-19 i ka marr jetën kolosit të poezisë dhe këngës arbëreshe, Zef Kakoca, këtë të shtunë. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetet sociale, ku një ndër ta është edhe këngëtari Ilir Shaqiri me të cilin ka patur edhe një bashkëpunim. Ai prej ditësh ishte i infektuar, ku dhe nuk arriti […]

Lexo më shumë

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, çfarë gjeti policia pas 6 vitesh nga vrasja

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, çfarë gjeti policia pas 6 vitesh nga vrasja

Publikuar më 19.02.2021
Autoritetet italiane kanë gjetur njolla gjaku, që dyshohet s...

Autoritetet italiane kanë gjetur njolla gjaku, që dyshohet se i përkasin çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat e vendit fqinj raportojnë se policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes, pasi besohet se gjurmët e gjakut mund të kenë ardhur nga larja e thikës ose sharrës së përdorur për copëtimin e trupave në lavamanin e shtëpisë […]

Lexo më shumë

Varianti britanik i koronavirusit i merr jetën shqiptarit në Londër

Varianti britanik i koronavirusit i merr jetën shqiptarit në Londër

Publikuar më 18.02.2021
Një emigrant shqiptar në Londër ka humbur jetën pas ri-infek...

Një emigrant shqiptar në Londër ka humbur jetën pas ri-infektimit nga koronavirusi. Viktima është 48-vjeçari Kujtim Kadiu nga Burreli, i cili vetëm 8 ditë më parë kishte humbur të atin për shkak të virusit. Kadiu mësohet se u varros në Londër të mërkurën ku edhe banonte. Ai kishte rënë në kontakt për herë të parë me […]

Lexo më shumë

La pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë në Islandë

La pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë në Islandë

Publikuar më 17.02.2021
Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në por...

Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në portën e shtëpisë së tij në Islandë, ndërsa ngjatja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Viktima është identifikuar si Armando Beqiri, i cili ndodhej prej 7 vitesh në Islandë, ku kishte mundur që të integrohej dhe të ndërtonte jetën e tij. […]

Lexo më shumë