×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Mjaltë për Edi Ramën”

Imer Mushkolaj

Ndonjë fore me mjaltë në rrjetet sociale do t’i vinte shumë për shtati kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq po përpiqen ta çojnë përpara idenë e quajtur “Mini Schengen”, një projekt që duket të jetë i dështuar ende pa nisur mirë. “Mjaltë për Edi Ramën” do të mund të shkruhej në kavanozin plot mjaltë “çudibërës” që “ndihmon” që nga shërimi i sëmundjeve të ndryshme, deri te kalimi i pragut zgjedhor për Nismën dhe çështje të tjera “madhore” siç mund të jetë ajo e frizurave të grave.

Dhe, vërtet, një “ilaç” i tillë mbase do ta qetësonte Ramën nga sulmet dhe kritikat që ia bëri Kosovës, e cila zgjodhi ta injorojë iniciativën, për të cilën u tha të ngërthejë në vete katër liritë e Bashkimit Europian: lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Takimi i parë u mbajt në Novi Sad dhe Kosova nuk u ftua fare. Pra, iniciativa që promovon integrimin sa më të madh të vendeve të rajonit nisi mbrapsht, duke injoruar një ndër shtetet që do të duhej të ishte pjesë e saj. Në takimin e dytë, në Ohër, Kosova zgjodhi të mos shkojë. Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Ramës. Ideja e “Mini Schengenit” nuk është gjë tjetër veç një përpjekje për t’i angazhuar vendet e rajonit në një projekt që zëvendëson ecjen më të shpejtë të tyre drejt integrimit në BE. Por, është e pakuptimtë dhe joproduktive që Kosova të jetë pjesë e kësaj iniciative, ndërkohë që nuk njihet si shtet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nuk mund të flitet për qasje dhe status të barabartë të shteteve të Ballkanit, ndërkohë që vazhdon destruktiviteti i Serbisë dhe Bosnjës e Hergegovinës ndaj Kosovës. Për të qenë ironia më e madhe, përderisa Rama kritikonte Kosovën për mospjesëmarrje në takimin e Ohrit, kryediplomati serb Ivica Daçiq njoftonte me pompozitet tërheqjen edhe të një njohjeje të pavarësisë së Kosovës, si rezultat i ofensivës së Serbisë.

* * *

Ndër pikat e marrëveshjes së “Mini Schengenit” është përmendur mundësia për leje të përbashkëta të punës dhe njohja e kualifikimeve dh diplomave të qytetarëve të Ballkanit. Po ashtu, synim është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftimit të krimit transnacional dhe terrorizmit. Liria e lëvizjes nënkuptohet. Por, është pikërisht Serbia që me vite të tëra pengon lëvzjen e lirë të kosovarëve drejt territorit të vet, është Serbia që për vite të tëra, përkundër marrëveshjes, refuzon t’i njohë diplomat e qytetarëve të Kosovës. Është Serbia, e cila nuk i njeh kufijtë e Kosovës, teksa shtetin më të ri të Europës e konsideron pjesë të veten. Për çfarë projekti serioz integrimi rajonal mund të bëhet fjalë në këtë situatë, teksa Serbia në të gjitha mënyrat lufton shtetësinë e Kosovës? Ndryshe çfarë ka deklaruar Edi Rama, i cili duket se nuk kursen asgjë për pak më shumë protagonizëm në rajon, Kosova nuk është vetëpërjashtuar nga projekti, por të tjerët e kanë përjashtuar atë, duke mos e konsiderua të barabartë. Do të ishte plotësisht normale që në një situatë tjetër, kur Kosova të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të jetë pjesë e procesit. Por jo tash dhe jo vetëm formalisht.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit, që është iniciativë e BE’së. Por, Berlini dallon nga Novi Sadi dje, Ohri sot e Durrësi nesër. Dallon, ngase “pronësinë” e projektit po synojnë ta marrin Vuçiq e Rama. I pari që nuk e njeh Kosovën si shtet, e i dyti që e kritikon Kosovën pse nuk po i përgjigjet iniciativave që vijnë nga i pari. Për më shumë, gjithçka po ndodh në një vakum institucional pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me një nguti të pashpjegueshme dhe për hesape të paqarta.

* * *

Është absurde që Kosovës i kërkohet të bëhet pjesë e “Mini Schengenit”, ndërkohë që marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk respektohen nga Serbia. Është absurde që Kosovës t’i kërkohet të jetë pjesë e projektit, ndërkohë që nuk njihet nga dy vende në rajon. Logjika thotë se për të bashkëpunuar, të gjithë aktorët duhet të jenë të barabartë. Pa Kosovën “Mini Schengeni” nuk ka kuptim, dështon. Pa Kosovën, dështojnë edhe Vuçiq e Rama. Mbase një lugë mjaltë, nga ai i humorit në rrjetet sociale, do t’i bënte mirë Ramës. Të paktën do t’ia sillte ndërmend se përpara se të jetë kumbar i nismave që diskriminojnë një shtet të ri, do të duhej të punonte më shumë në integrimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, po vijmë!

Europë, po vijmë!

Publikuar më 12.07.2020
Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, q...

Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Migjeni Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë. […]

Lexo më shumë

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Publikuar më 10.07.2020
Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhe...

Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhet e mundur e disa të tjerë kanë argumentet se klasa politike është e ndarë në dy kampe: – pro – kundër E vërteta është se kjo klasë politike është fillim e mbarim kundër Diasporës dhe përfshirjes së saj në politikën shqiptare, qoftë si […]

Lexo më shumë

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Publikuar më 10.07.2020
Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rota...

Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e […]

Lexo më shumë

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Publikuar më 09.07.2020
Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse d...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse dhe firmosëse të draftit të reformës zgjedhore të miratuar me 5 qershor, do t’i bëjnë 84 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvend. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’, deklaroi se largimi i ‘Opozitës së re’ nga punimet e Kuvendit, nuk do të ndryshojë asgjë në […]

Lexo më shumë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Publikuar më 08.07.2020
Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokrati...

Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqipëri, Ali Ahmeti, se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vuajnë nga sindromat e principatave e fiseve dhe rreth 300 mijë votues ndahen në 5-6 parti, duke ulur ndjeshëm numrin e mandateve në parlament, tregon krizën e faktorit politik, që cenon përfaqësimin real dhe mbrojtjen e interesave të […]

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë