I mituri përplaset nga makina, ndërron jetë gjatë transportit në spital

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Elidona Syla

Një i mitur ka gjetur vdekjen në aksident rrugor pasi u përlas nga një automjet. Policia e Tiranës njofton se ngjarje e rëndë ndodhi sot, rreth orës 12:35 në rrugën dytësore Marikaj.

Drejtuesi i automjetit tip ford, N.A fillimisht ka aksidentuar fëmijën me inicialet O.K dhe më pas ka dalë nga rruga. Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar për në spital por ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

E. S/Shekulli Online/