Mitsotakis takon përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri

Kreu i opozitës kryesore greke Kyriakos Mitsotakis shprehu mbështetjen e tij të premten për të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri në një takim me përfaqësuesit e tij në Athinë.

Mitsotakis tha se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e tyre pronësore dhe të heqë të ashtuquajturat “zona të pakicave”, për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe për të bërë përparim në hapjen e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian.

Shqipëria njeh si grekë etnikë ata që jetojnë në “zonat e pakicave” të përcaktuara në jug të vendit, por shumica banojnë jashtë këtyre zonave. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Greqia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për mungesë të respektimit të të drejtave të shqiptareve që banojnë në Greqi.

Këto mangësi kanë të bëjnë me lëshimin e nënshtetësisë greke, mos përcaktimin e qartë ligjor të shqiptarëve se banues të shtetit grek dhe shumë dënime të tjera në Greqi, të cilat mbeten shumë të njëanshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet