Misteri i pikturës së Da Vincit, studiuesit zbulojnë çfarë fshihet poshtë saj

Piktura e famshme e Leonardo da Vincit, “Virgjëresha e Shkëmbinjve” fsheh një tjetër imazh poshtë sipërfaqes së saj, një engjëll që mban në krahë foshnjën Jezus. Kjo është zbuluar pas një ekzaminimi me rreze X.

Nuk është hera e parë që në pikturën “Virgjëresha e Shkëmbinjve” zbulohen skica të vjetra, sepse në gusht të 2019-tës u pa një tjetër skicë e Virgjëreshës Mari e vendosur pak më sipër tablosë. Por ky skanim i ri i pikturës duke përdorur këtë teknikë me rreze X, si dhe një algoritëm të ri për të interpretuar të dhënat, zbuloi kokën e krahët e foshnjës Jezus.

“Ishte si të kërkoje gjilpërën në një mullar me bar, por ishte një ndjenjë e veçantë të shikonim krahët dhe fytyrën, më në fund të pambuluar”, ka thënë profesori i departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike në Kolegjin Imperial në Londër, Pier Luigi Dragotti.

Elementi që ka ndihmuar në zbulimin e skicave ishte zinku. Në skicën origjinale të Da Vincit duhet të jetë përdorur ndonjë substancë që e ka pasur këtë element brenda. Pasi ky element u zbulua, studiuesit e dinin se çfarë të kërkonin në mënyrë që të zbulonin detaje të tjera të fshehura.

Nuk është ende e qartë, sepse Da Vinci e ka mbuluar skicën origjinale. Kjo është hera e dytë që ai ka pikturuar Virgjëreshën në një shkëmb, por piktura finale duket shumë më tepër si piktura origjinale që ai ka bërë se sa skica e fshehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet