Ministrja nuk i ‘pret në besë’ studentët, urdhër universiteteve të tërheqin tarifën e provimeve të mbartura

Pas ankesave të studentëve adresuar edhe në gazetën “Shekulli” mbi pagesën e tarifës së plotë për studentët të cilët kishin provime të mbartura, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka dërguar një urdhër administratorëve të gjithë universiteteve publike për të zbatuar VKM-në e vjetër. VKM-ja nr.778, datë 26.12.2018, thekson se të gjithë studentët me mesatare mbi 6, me apo pa provime të mbartura përfitojnë përgjysmim tarife.

Urdhri

“VKM-ja nr.778, datë 26.12.2018 të zbatohet sipas rregullave të brendshme të IAL-ve publike, duke respektuar përcaktimin që nga viti i dytë akademik dhe në vijim studentët duhet të kenë notë mesatare të paktën 6. Mënyra e përllogaritjes së notës mesatare, me provime të mbartura apo jo, është vendim që duhet të merret nga organet drejtuese të IAL-ve publike”, thuhet në këtë urdhër drejtuar adminsitratorëve. Më tej bëhet me dije se universitet kanë afat deri ditën e nesërme të dorëzojnë listën e studentëve me mesatare mbi 6, me provime të mbartura, po ashtu edhe pa provime të mbartura, që të paguajnë kufirin maksimal të tarifës vjetorë në masë të përgjysmuar.

Reagime

Në disa fakultet, studentët i thanë “Shekulli”-t ditën e djeshme se janë pa rrugëzgjidhje dhe nuk dinë se si të veprojnë mbi pagesën e tarifës. Studentët janë njoftuar në e-mailet e tyre personale, se nëse kanë një provim të mbartur do të paguajnë tarifën e plotë. Halit Roçi student në universitetin Bujqësor të Tiranës tha për “Shekulli”-n ditën e djeshme se pasi kanë marrë këtë lajm, kanë çuar një kërkesë për informacion. “Kërkesa jonë është dërguar në ministri për të na sqaruar këtë VKM. Aty thuhet që studentët që janë me mesatare nga 9 deri në 10, duhet të mos kenë asnjë provim të mbartur. Ndërsa studentët me mesatare mbi 6 që përfitojnë përgjysmimin, nuk është cilësuar nëse duhet të kenë provime të mbartura apo jo. Administrata e çdo universiteti ka marr një vendim që të pres një përgjigje zyrtare nga ministria, nëse duhet ta marr të mirëqenë nëse do të trajtohen njësoj si ekselentët ashtu edhe pjesa tjetër”, thotë ai. Sakaq, ne kontaktuam edhe administratorin e këtij universiteti i cili deklaroi se në këtë universitet është shtyrë afati i pagesës deri më 31 mars, në mënyrë që të merret një vendim zyrtare.

Shekulli shkroi dje: Studentët priten sërish në besë, kthehet tarifa e provimeve të mbartura (Dokumenti)

Shkresa e ministres Shahini, drejtuar universiteteve

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet