Ministrja emëron rektor të përkohshëm të akuzuarin për plagjiaturë

Pas pezullimit të rektorit të përkohshëm të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka caktuar titullarin e ri të përkohshëm.

Mësohet se në vend të Konit është emëruar përkohësisht Bernard Dosti, i cili mbante postin e zv.rektorit të UT.

Koni u pezullua më 12 prill nga ministrja Shahini, pasi u konsiderua si shkaktar i moszbatimit të ligjit të Arsimit.

Ndërkohë Dosti që do të mbajë postin e rektorit të përkohshëm është akuzuar për plagjiaturë nga studiuesi Taulant Muka.

Sipas Mukës materiali është publikuar në vitin 2012 në Revistën shqiptare social ekonomike me bashkëautor zëvendës rektori i Universitetit të Tiranës Bernard Dosti dhe Ervin Demo, i cili dha dorëheqjen.

Nuk ka munguar reagimi i Taulant Mukës, i cili shprehet: “Besa Shahini, nuk e di çfarë emri t’i vë veprimit të fundëm që sapo ke ndërmarrë. Shkarkon Mynyr Koni dhe emëron rektor Bernard Dosti me publikime plagjiaturë! Ku është standardi që vendos Besa? Z. Dosti është denoncuar publikisht për një artikull plagjiaturë (me bashkautor ish zv/ministrin e Arsimit Ervin Demo) në Ora News. Madje ka një kërkesë të z. Koni për verifikimin e plagjiaturës së z.Dosti, por që është penguar si veprim nga Dhori Kule. Ky është standardi i Ministrisë së Arsimit, lartësoni hajdutët intelektual për të shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet