
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë. Kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë.

33 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por thuhet se të afërmit e kanë mësuar tashmë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin. Bilali është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur. Aktualisht ministrja është në mesin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë. Edona Bilali është ndër ministret më të reja në Qeverinë Rama 3. Ajo u katapultua në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij dhe bëri bujë me vlerësimin e kryeministrit si Zeus.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply