×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ministrja e Punëve të Jashtme: Vuçiç nuk do të hyjë në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë derisa “të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit tonë, dhe derisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e këtij gjenocidi”.

“Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiçin dhe Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Twitter. Retorika ndërmjet dy vendeve ka shënuar përshkallëzim në javët e fundit.

Më 12 nëntor pas një takimi me ambasadorët e Kuintit, Vuçiç tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut janë zhvilluar luftime gjashtë javore ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, derisa të dyja vendet më 10 nëntor arritën marrëveshje armëpushimi. Kjo deklaratë e Vuçiçit në Prishtinë nxiti reagime. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.

Një ditë më pas Vuçiç tha se “kam folur për nevojën që të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë”. Një çështje tjetër që ka rritur përplasjet mes dy vendeve, janë gërmimet në një lokacion në Kizhevak të Serbisë, ku dyshohet gjendet mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 24 nëntor se “asnjë krim nuk duhet të mbetet i pazbuluar dhe të gjithë të zhdukurit duhet të gjenden”. Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia “nuk po bënte shaka me gjetjen e të zhdukurve” dhe se varreza masive u gjet “me miratimin e autoriteteve serbe”.

Ai shtoi se autoritetet në Prishtinë e ndaluan një vizitë të tij në Kosovë, në mënyrë që “të bënin një ngjarje të madhe prej kësaj”. “Ata donin të dërgonin Ministren e Punëve të Jashtme, e cila donte ta bënte një shfaqje politike në komunën e Rashkës. Ne u thamë atyre se, kjo ishte absolutisht e papërshtatshme për momentin. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Vuçiç.

Më 21 nëntor, ministrja Haradinaj-Stublla tha se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe dy zyrtarëve të tjerë serbë. Serbia ka kërkuar që edhe Kosova të bëj kërkime për “pesë lokacione” ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të serbëve të vrarë.

“Kur ishim në Bruksel, ne thamë se do të kërkonim të gjithë të zhdukurit. Në të njëjtën kohë, ne kërkuam që gërmimet të kryheshin në pesë lokacione në Kosovë, ku besojmë se serbët u vranë. Pala shqiptare nuk ishte dakord me këtë”, ka thënë Vuçiç. Çështja e të pagjeturve dhe të zhvendosurve është diskutuar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Gjykata Speciale merr vendimin e prerë ndaj Hashim Thaçit

Gjykata Speciale merr vendimin e prerë ndaj Hashim Thaçit

Publikuar më 27.01.2021
Gjykata Speciale ka vendosur që t’i lërë në paraburgim ish-u...

Gjykata Speciale ka vendosur që t’i lërë në paraburgim ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në fillim të vitit të ri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka vendosur që veç e veç, të gjithë të akuzuarve t’ua refuzojë kërkesat për lirim të përkohshëm me kusht. Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri […]

Lexo më shumë

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Publikuar më 26.01.2021
Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese...

Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për Ballkanin Perëndimor. Ai pason Dubravka Negre, mandati i së cilës përfundoi në mes të janarit. Zëvendës-presidentja e BEI-së, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Lilyana Pavlova deklaroi se: “Ne presim me padurim të prezantojmë iniciativat tona të reja për këtë rajon kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen nga Covid-19 […]

Lexo më shumë

Përmbytjet, Kokëdhima: Qeveria të ndërpresë show-n, të ndihmojë banorët e pashpresë

Përmbytjet, Kokëdhima: Qeveria të ndërpresë show-n, të ndihmojë banorët e pashpresë

Publikuar më 26.01.2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u solidarizua...

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u solidarizua me banorët e zonave të përmbytura në shumë zona të vendit. Përmes një reagimi, Kokëdhima u kërkoi strukturave të qeverisë që të bëjnë detyrën, duke u shkuar në ndihmë banorëve të pashpresë. Reagimi i Kokëdhimës Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është nën pushtetin e ujërave, si te këto […]

Lexo më shumë

“I vetmi investim është një dyqan’’, Rama flet për përgjimet: Duan t’i bëjnë nënën këtij vendi

“I vetmi investim është një dyqan’’, Rama flet për përgjimet: Duan t’i bëjnë nënën këtij vendi

Publikuar më 26.01.2021
Teksa ndodhet në një takim virtual me gazetarët me temën ‘Ek...

Teksa ndodhet në një takim virtual me gazetarët me temën ‘Ekonomia në fokus’, kryeministri Rama është pyetur edhe mbi përgjimet e prokurorisë italiane. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur se mbi këtë çështje do të flasë grupi hetimor. Sipas Ramës aty thuhet qartë se pavarësisht tentativave që Ndragheta ka bërë për të […]

Lexo më shumë

Njoftim për punë/ “F.K. Apolonia” kërkon trajnerë për U21 dhe ekipet e moshave si dhe specialist marketingu

Njoftim për punë/ “F.K. Apolonia” kërkon trajnerë për U21 dhe ekipet e moshave si dhe specialist marketingu

Publikuar më 25.01.2021
“F.K. Apolonia” ofron pozicione pune për:   Trajner U21...

“F.K. Apolonia” ofron pozicione pune për:   Trajner U21 –          Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane –          Të ketë luajtur futboll në nivele të larta –          Të zotërojë licencë trajnimi A ose PROF Trajner për ekipet e moshave –          Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane –          Të zotërojë licencë trajnimi A ose B   Kontakt nr: […]

Lexo më shumë

Alarmi për plakjen e popullsisë, Kokëdhima: Duhet të ikë elita e korruptuar që të shpëtojë Shqipëria

Alarmi për plakjen e popullsisë, Kokëdhima: Duhet të ikë elita e korruptuar që të shpëtojë Shqipëria

Publikuar më 25.01.2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, reagoi për ra...

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, reagoi për raportin më të fundit të INSTAT, sipas të cilit, për herë të parë në historinë e vendit, vdekjet i tejkaluan lindjet me rreth 400 persona, duke shënuar nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë, prej gati një shekulli. Për Kokëdhimën, kjo ditë e zezë për […]

Lexo më shumë

“Eurodeputeti i përfshirë mik i vjetër i Bashës”, flet Balla pas përgjimeve të  Ndragheta-s

“Eurodeputeti i përfshirë mik i vjetër i Bashës”, flet Balla pas përgjimeve të  Ndragheta-s

Publikuar më 25.01.2021
Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në l...

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s, ku i përfshirë është emri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat, Balla ka thënë se eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, teksa ka shtuar se ka qënë edhe në zyrën […]

Lexo më shumë

ALARMI/Për herë të parë në historinë e vendit, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në 2020-n

ALARMI/Për herë të parë në historinë e vendit, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në 2020-n

Publikuar më 25.01.2021
Me vdekjet që arritën në nivele rekord në 2020-s, si rrjedho...

Me vdekjet që arritën në nivele rekord në 2020-s, si rrjedhojë e pasojave fatale të pandemisë së Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në vitin që sapo lamë pas. Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria e Gjendjes Civile, vdekjet në total […]

Lexo më shumë