
Pritet që në orët në vijmë të kësaj të enjte të shpallet lista e fituesve të studentëve të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, po ashtu ata që përfitojnë si ekselentë.
Në Universitetin e Tiranës janë 1636 studentë përfitues të bursës për nevoja ekonomike dhe 2031 studentët përfitues të bursës për ekselencë.
Në Universitetin Politeknik të Tiranës kanë aplikuar 1157 studentë për bursë dhe nuk dihet ende se sa prej tyre janë shpallur fitues.
Në Universitetin e Ekonomikut 1300 studentë kanë përfituar bursën, ndërsa 1300 të tjerë janë përjashtuar nga përfitimi i bursës.
Studentët të cilët nuk i kanë marrë bursat për muajin nëntor dhe dhjetor do t’i marrin në ditët në vazhdim.
Ndërsa Ministria e Arsimit e ka kaluar fondin për universitetet publike në lidhje me bursat dhe janë tashmë universitetet të cilat për pak orë do të publikojnë listat e fituesve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply