Ministri serb replikon me kryeministrin maqedonas: Nuk ka Kosovë, por vetëm Serbi

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev është përplasur sot me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin.

Pas ftesës që Maqedonia mori për anëtarësim në NATO,  kreu i qeverisë Zaev tha se të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shkupit.

Ai u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Por deklarata ka zemëruar ministrin serb të mbrojtjes  Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaev duhet të dije se “nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi”.

“Zaev duhet të dije se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet