Ministri i LSI-së “sulmon” PS: Hiqni dorë nga thasët me miell, ngjitët rininë maleve për hashash

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Sokol Dervishaj, ministri i LSI-së në ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturën, në një status në rrjetin ka replikuar me deklaratat e bëra nga Partia Socialiste për sa i përket infrastrukturës rrugore.

“Dhe shpifjet vazhdojnë. Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja”, shkruan në statusin e tij Dervishi.

Kandidati i LSI-së për deputet në Sarandë, i bën thirrje Partisë Socialiste që të heqi dorë nga shpërndarja e thasëve me miell dhe të kujtojë se si i mbushën birucat me fukarenj dhe se si ngjitën rininë maleve për hashash.

Postimi i plotë i Dervishaj

Dhe shpifjet vazhdojnë.

Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI.

Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.

E megjithatë po punojmë.

Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.

Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë.

Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI.

Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes.

Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.

Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli.

Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme.

Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme.

Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash.

Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.

Do zgjedhin numrin 1.

/D.T/