Ministri Lleshaj për video-skandalin e policit: Nuk gjendet denoncuesi

Ministri Sandër Lleshaj deklaroi para kamerave se Berhan Bajrakurti, shefi i policisë që u arrestua dje pasi iu publikua në media një video ku bënte veprime të turpshme, është i arrestuar.

Policia po kërkon denoncuesin por nuk ka denoncues.

Lleshaj argumentoi se polici po mbahet i arrestuar në mënyrë që të eliminohen shanset për intimidim të denoncuesve.

“Ai është fytyra e gjithe shoqërisë shqiptare. Është fytyra jonë dhe e juaja. Polici është i artestuar. Kemi që mbrëmë që kërkojmë denoncuesin dhe nuk ka denoncues. Polici mbahet i arrestuar në mënyre që të mos intimidojë askënd dhe ngjarjen”, tha Lleshaj.

Prononcim për gazetarët i Ministrit Lleshaj pas një vizite në Bashkinë e Malësisë së Madhe:

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?

Ministri Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…

Ministri Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?

Ministri Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?

Ministri Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet