Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë paralajmëron luftë në Europë: Nuk është e paimagjinueshme

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë ka deklaruar në një konferencë për mediat se një luftë në Europë mund të jetë e mundshme. Ai tha se nuk ka asnjë lloj habie edhe nëse në kontinentin europian nis lufta.

Frank Bakke-Jensen argumentoi se kombet e Europës mund të përfshihen në luftë dhe se fajin më të madh, nëse ndodh kjo, ai ia ka mëshuar Rusisë. “Rreziku më i madh mbetet Rusia. Ne shohim rrezik nga fqinji ynë në lindje”, deklaroi numri një i Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Ai ka akuzuar Rusinë si një vend që kërkon “”të degradojë dhe të minojë unitetin perëndimor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, e se është gjithashtu shtet minues dhe luftues i paqes, duke ia përmendur Krimenë në Ukrainë apo orvatjet në plan ushtarak në vende të tjera të Europës Lindore, kryesisht.

“Këto ndryshime në sjellje ndikojnë drejtpërdrejtë në sigurinë norvegjeze dhe aleate,” sugjeroi ai. Ministri norvegjez Frank Bakke-Jensen gjithashtu tha se Rusia e Kina mund të jenë “shkaktare” për një luftë të mundshme, duke rivalizuar kështu Perëndimin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet