Ministri Demiraj pret ambasadorin e Italisë: Tolerancë zero mbjelljes së kanabisit

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit të frytshëm dy palësh.

Ambasadori italian Cutillo i shprehu ministrit Demiraj përgëzimet për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, në këtë moment delikat dhe të rëndësishëm për vendin.

Ai i parashtroi ministrit Demiraj, bashkëpunimet e rëndësishme ndërmjet dy palëve dhe shprehu dëshirën për t’i vijuar dhe zgjeruar ato.

Ministri i Brendshëm Demiraj u përqendrua tek prioritet e mandatit të tij, duke iu referuar luftës me zero tolerancë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe mos përfshirjes së Policisë në proces, si dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt. /E.SH/