×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Minimumi 120 mijë euro një fluturim”, Basha akuza Ramës nga Korça

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se janë bërë pakte të hapura dhe të mbyllura për të goditur opozitën. Nga Korça aty ku ka zhvilluar një takim me demokratët, Basha akuzon kryeministrin Rama se gjatë ditëve të fundit, ai ka bërë udhëtim me çarter privat. Sipas kryedemokratit, kostoja e udhëtimit të tij është 120 mijë euro, por nuk e ka zbuluar destinacionin se ku ka shkuar kreu i qeverisë.

Basha ka sjellë në vëmendje dhe aferën e inceneratorëve për të cilën thotë se “Trekendëshi i Bermudës” po përpiqet që të largojë vëmendjen nga kjo çështje.

“Politikanët nuk janë poetë, as aktorë që të kalojnë më shumë kohë në Facebook dhe televizorë apo tiktok. Ata duyhet të jenë shërbëtorë dhe misionarë. Pak a shumë si shërbëtorët e zotit. Kush futet në p[oltikëë duhet të ketë minimalisht moralin. QË të ndodhë kjo, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që ata që ju përfaqësojnë të jenë të votuarit tuaj. Do bëjmë të mundur që pushteti të shërbejë afër njerëzve. Pra reforma zgjedhore, e dyta është reforma territoriale. Kemi biseduar shpesh për katastrofën që ka shkaktuar përqëndrimi i pushtetit lokal. E bënë gjoja që të ulin shpenzimet me 60 mln euro. Nuk është reformë, nuk është për t’i shërbyer njerëzve, për t’ia rrëmbyer njerëzve. Në vend që liria e fituar në 1990 të fillojë të zgjerojë hapësirat, ajo ka filluar të tkurret. Shtypen intelektualët. Goditet shtresa e mesme. Goditet fermeri. Asfiksohet rinia, largohet nga vendi sepse regjimet autokritike e kanë frikë pasionin e rinisë. Goditet opozita duke bërë pakte të hapura ose të nëndheshme. Pakte që janë e shkuar. Një kulturë e linçimit, urrejtjes, intrigës ndaj çdokujt që i bie ndesh këtij plani për ta mbajtur Shqipërinë në duart e disa personave. Sot është një ditë e vështirë. Sepse edhe brenda familjes tonë kanë dalë një pakicë, siç u tha këtu, përfituesish mbi sakrificat e demokratëve, që për hir të interesit personal, duan të shkelin mbi sakrificat e demokratëve.

Duan të na çojnë pas, të na asgjësojnë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Dhe për të bërë këtë nuk kursejnë asgjë kundër demokratëve. Kanë shkuar më tej se kundërshtari poltik, nga sulmet virtuale dhe fizike që bëjnë. Sot fokusi duhet të ishte tjetër kund. Ai shërbehet Shqipërisë? A nuk duhet të flisnim sot, të buçiste Shqipëria që para disa ditësh kryetari i qeverisë ka marrë çarterin dhe ka udhëtuar diku, dhe që i ka kushtuar minimumi 120 mijë euro një fluturim. Duan të harrohet afera e inceneratorëve.

Dy prej personave kyç që mund të çojë pas hekurave qeverinë, jaë në kërkim. Por trekëndëshi i Bermudës bën teatër, shpif dhe shpik nga mëngjesi deri në darkë, që të mos merremi me korrupsionin. Sa herë kam qenë këtu në universitetin e Korçës ku bukuria e rinisë korçare, është e pranishme sa herë kam qenë… Jam i lumtur shumë për mbështetjen tuaj. Nuk tërhiqem asnjëherë pas. Shpifjet që bëjnë ndaj jush, për të gënjyer shqiptarët, ato le t’i bëjnë 100 fish ndaj meje se asgjë nuk më bëjnë, më të fortë më bëjnë” – tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Publikuar më 18.04.2022
Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas k...

Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas ku fitues është shpallur Arjan Karriqi me 165 vota dhe ndërsa kandidati tjetër Ardian Leka ka arritur të sigurojë në total plot 95 vota. Karriqi ka vite që e mban postin e Kryetarit te PD për degën Prrenjas. “Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të […]

Lexo më shumë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Publikuar më 17.04.2022
Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi d...

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi do të zhvillohet nga ora 09:00 deri ne orën 17:00 në ambjentin përballë ish-Bashkisë në këtë qytet. Kandidatët që do të garojnë për kreun e PD-në në Patos janë: 1-Ardian Rama 2-Shezaim Ymeraj. “Njoftim antarëve të PD Dega Patos Ditën e diel dt. 17 prill […]

Lexo më shumë

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Publikuar më 16.04.2022
Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për B...

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për Boris Johnson, sekretaren e jashtme Liz Truss, sekretarin e mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters. Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve […]

Lexo më shumë

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

Publikuar më 16.04.2022
‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e ...

‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e demokratëve, do të pranohet, gjithçka tjetër është pavlerë’, është ky qëndrimi i mbajtur nga Enkelejd Alibeaj, pas pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur deputetë që i kanë kërkuar të tërheq padinë në Gjykatë. Alibeaj tha se ka qenë deputeti Helidon Bushati që e ka bërë […]

Lexo më shumë

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Publikuar më 14.04.2022
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren d...

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren dhe larg syrit të medias. Sot ishte në Berat, ku zhvilloi një takim me disa demokratë. Një ditë më parë ishte në Mirditë, Shkodër e kështu me radhë. Diskutimet janë me grupe të vogla demokratësh që i qëndruan besnikë Bashës deri në fund. Javë më […]

Lexo më shumë

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Publikuar më 14.04.2022
Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i The...

Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i Thesarit, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste presin mbledhjen e grupit parlamentar për të pasur një qëndrim lidhur me dy deputetët e tyre të mbështetur nga Rakipi. Partia Socialiste vijon të mos ketë një qëndrim politik për dy deputetët e saj të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi, […]

Lexo më shumë

Kriza energjetike/ Putin: Evropa ka ende nevojë për gazin rus, nuk ka zëvendësues të arsyeshëm

Kriza energjetike/ Putin: Evropa ka ende nevojë për gazin rus, nuk ka zëvendësues të arsyeshëm

Publikuar më 14.04.2022
Europa ende nuk mund të plotësojë nevojat e saj pa gazin rus...

Europa ende nuk mund të plotësojë nevojat e saj pa gazin rus. Kështu deklaroi Vladimir Putin të enjten gjatë një takimi qeveritar në Moskë për energjinë. “Të ashtuquajturit partnerë nga vendet jomiqësore pranojnë se nuk mund të bëjnë pa burime energjetike nga Rusia, duke përfshirë, për shembull, gazin. Thjesht nuk ka asnjë zëvendësues logjik për […]

Lexo më shumë

“Erdhi me borxhe, e u bë bashkëpunëtore në një hotel me 5 yje”, Shehaj e Xhaçka përplasen në Kuvend: Turp të vijë

“Erdhi me borxhe, e u bë bashkëpunëtore në një hotel me 5 yje”, Shehaj e Xhaçka përplasen në Kuvend: Turp të vijë

Publikuar më 14.04.2022
Deputeti Agron Shehaj ka folur në Kuvend në lidhje me raport...

Deputeti Agron Shehaj ka folur në Kuvend në lidhje me raportin e DASH, ku thuhej se Shqipëria është ndër qeveritë më të korruptuara. Madje ai hodhi akuza ndaj ministers së Jashtme, Olta Xhaçka duke thënë se ajo erdhi në qeveri me borxhe dhe se pasi u bë ministre u bë bashkëpunëtore në një hotel me […]

Lexo më shumë