Minatori në interpelancë me Ramën: Prije timonin pak majtas se jemi me ilaçe

Minatorët i kanë parashtruar sot kryeministrit Rama dhe ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Interpelanca është zhvilluar paraditen e sotme dhe vjen pak ditë pasi dy minatorë kanë humbur jetën në minierën e Klosit dhe Bulqizës.

Themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, sot të dalë në pension, kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.

Njëri prej minatorëve, i kërkoi kreut të qeverisë që ta kthejë pak timonin “majtas”, pasi politikat e tij janë zhvendosur shumë djathtas, çka rëndon më së shumti njerëzit në nevojë.

“Unë desha të theksoja se minierat më të vështira janë në Mirditë. Nëse atëkohë ne merrnim 7 mijë lekë, jetonim pa marrë me listë. Sinqerisht pensioni 23 mijë lekë është komplet i papërballueshëm. Nëse ka mundësi na jepni një zgjidhje. Edhe një këshillë… Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe”.

Ndërkohë Rama u përpoq të shfajësohej, duke shtuar se tarifat ngatërrohen me taksat.

“Sot ka një dallim në asksesin e medikamenteve, në krahasim me më parë. Ne kemi hequr taksën e ilaçeve. Kemi përfshirë në listën e rimbursimeve 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve. Nëse do bënim një llogari të përgjithshme, të gjitha këto para, janë para që i paguan buxheti i shtetit. Nëse njerëzit ishin mësuar të mos paguanin ujë e drita, këto s’janë taksa, janë pagesa për shërbime që si çdo mall paguhet”, tha Rama.

Dy nga kërkesat kryesore të minatorëve janë marrja e statusit të minatorit dhe rritja e pensionit të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet