×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mikrofinanca zgjeron tregun me 25% më 2019

Institucionet financiare jo banka zgjeruan më tej pozicionin në tregun financiar gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve për subjektet financiare jobanka (SFJB), në dhjetor 2019, arrin në nivelin 58.1 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 11.8 miliardë lekë ose 25.4%.

Kjo rritje është gjeneruar kryesisht nga Fondi Besa (41%), Iutecredit Albania (16%), Kredo Financë (11%), NOA (8%), Raiffeisen Leasing (8%).

Aktivet e subjekteve financiare jobanka zënë rreth 3.9% të totalit të aktiveve të sistemit bankar, duke u rritur me 0.8 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës.

Në fund të vitit 2019, portofoli i kredive bruto të institucioneve financiare jobanka arrin në 35.5 miliardë lekë, duke njohur një rritje me rreth 6.8 miliardë lekë (ose 23.7%) krahasuar me vitin paraardhës.

Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë veprimtaria e mikrokredisë me 2.95 miliardë lekë, ndërsa kredidhënia dhe qiraja financiare janë rritur përkatësisht me 1.97 dhe 1.93 miliardë lekë. Veprimtaria e faktoringut ka rënë me 61.3 milionë lekë

Sektorët më të financuar janë “Aktivitete të tjera shërbimi” (40%), “Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiakë” (23%) dhe “Bujqësia, pyjet, peshkimi”(14%).

Ndërsa për aktivitetin e qirasë financiare, renditen sektorët e “Aktiviteteve të tjera të shërbimit” (31%) “Tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë” (20%), “Ndërtimit” (13%) dhe “Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme” (7%). Portofoli i SFJB-ve mbetet i orientuar drejt financimeve në monedhën vendase (64.4%) dhe me afat të mesëm maturimi (61.7%).

Gjatë vitit 2019, subjektet financiare jobanka kanë njohur një rezultat pozitiv prej 3.46 miliardë lekësh. Ky rezultat është rritur me rreth 1.76 miliardë lekë (ose 103.5%) krahasuar me vitin paraardhës. Rezultati financiar është ndikuar kryesisht nga subjektet: Fondi Besa, Tranzit, Iute Credit Albania, Unioni Financiar Tiranë dhe NOA. Rezultati i institucioneve financiare jobanka përbën rreth 15% të rezultatit të sistemit bankar. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Dalin nga lokali dhe bëjnë sherr, plagoset një person në Vlorë

Dalin nga lokali dhe bëjnë sherr, plagoset një person në Vlorë

Publikuar më 23.01.2021
Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasu...

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasur me një tjetër qytetar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë shtëpisë së oficerëve. Dy personat kanë qenë në një lokal dhe më pas kur kanë dalë jashtë tij janë grindur. I plagosuri, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, si […]

Lexo më shumë

Protesta masive në Rusi/ Policia arreston më shumë se 1.000 persona, protestuesit i drejtohen burgut të Navalny

Protesta masive në Rusi/ Policia arreston më shumë se 1.000 persona, protestuesit i drejtohen burgut të Navalny

Publikuar më 23.01.2021
Policia në Rusi ka reaguar duke larguar rreth 1.000 protestu...

Policia në Rusi ka reaguar duke larguar rreth 1.000 protestues me kamion, si pasojë e rebelimit për burgosjen e liderit të opozitës, Alexai Navalny. Më herët protestuesit marshuan në drejtim të burgut ku po qëndron Navalny duke mbajtur të tjerët të arrestuar, si dhe duke larguar qindra protestues. Të paktën 40,000 protestues dolën në rrugët […]

Lexo më shumë

Delet i shpallim dëshmorë, vrasësve u japim pushtet

Delet i shpallim dëshmorë, vrasësve u japim pushtet

Publikuar më 21.01.2021
Arben Rrozhani Edhe mediat pranë qeverisë “Rama” ndjehen të ...

Arben Rrozhani Edhe mediat pranë qeverisë “Rama” ndjehen të frustuara sot, 10 vite pas masakrës shtetërore të 21 janarit 2011. Aq më tepër kur kryeministri Rama tha se do të shpallte dëshmorë të atdheut katër të vrarët e asaj pasditeje, poshtë zyrave të ish-kryeministrit Berisha. Aq shumë u djeg tallja qeveritare saqë me urgjencë rikthyen […]

Lexo më shumë

“Dhuruesit e gjakut kthejnë në normalitet një jetë njeriu”, apeli që bënte te “Shekulli” mjekja që u shua në Gjermani

“Dhuruesit e gjakut kthejnë në normalitet një jetë njeriu”, apeli që bënte te “Shekulli” mjekja që u shua në Gjermani

Publikuar më 19.01.2021
Pak ditë më parë, mjekja shqiptare Eni Doko, u shua në Gjerm...

Pak ditë më parë, mjekja shqiptare Eni Doko, u shua në Gjermani, në moshën 37-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ajo ishte zhvendosur prej gati 5 vitesh në shtetin gjerman, pas një përvojë të gjatë si mjeke e përgjithshme në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shekulli” më 2 shkurt 2014, Doko […]

Lexo më shumë

“Mos kaloni pa zinxhirë”, dëbora zbardh vendin, ARRSH tregon akset më problematike

“Mos kaloni pa zinxhirë”, dëbora zbardh vendin, ARRSH tregon akset më problematike

Publikuar më 16.01.2021
Moti i acartë dhe dëbora e dendur e ditëve të fundit ka shka...

Moti i acartë dhe dëbora e dendur e ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në disa akse kryesore të rrugëve në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të kenë kujdes me shpejtësinë. Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në […]

Lexo më shumë

Zbardhen emrat, këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit

Zbardhen emrat, këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit

Publikuar më 14.01.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. N...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur […]

Lexo më shumë

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë

Publikuar më 12.01.2021
Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i puno...

Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë. Ndërsa këta të fundit e kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë […]

Lexo më shumë

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë

Publikuar më 11.01.2021
Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira të dendura dhe reshje ...

Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare për zonat Veriore dhe qendrore, por më pak reshje priten në jug të Shqipërisë. Mesdita sjellë pauzë të reshjeve në të gjithë vendin. Por sërish mbrëmja dhe nata ri-kthejnë reshjet mesatare në vendin tonë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke […]

Lexo më shumë