Mikroçip në trupin e njeriut, ky është trendi më i ri

Teknologjia sa vjen e sjellë risi, për ta bërë jetën e njeriut më të lehtë dhe zbulimi është milroçipa në trup. Mijëra njerëz në Suedi kanë vendosur të shkëmbejnë kartat e tyre të identifikimit me mikroçipë të vegjël të implantuar nën lëkurë.

Ky mjet i vogël përdoret aktualisht për të kryer veprime të lehta si hapja e derës së shtëpisë, derës së makinës, apo edhe komandimin e telefonit.

Ajo që po mendohet është se në të ardhmen mund të përdoret edhe në vend të kartës së kreditit. Mikroçipet kanë madhësinë e një kokrre orizi dhe futen nën lëkurë.

BBC i la kushtuar një reportazh të veçantë përhapjes së këtij fenomeni, i cili po përhapet më hapa të shpejtë edhe në Britani. Sigurish që për këto risi ka edhe kritikë, të cilët shprehen se përmes kësaj teknologjie, njerëzit do të humbasin kontrollin e jetës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet