×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘’Metarama’’, qeverisje virtuale nga kafazi kryeministror

Pirro Naçi

Mark Zuckerberg ndoshta ka bërë plagjiaturë… Pak ditë më parë prezantoi ‘’Metaverse’’ duke ndryshuar emrin e kompanisë. Meta, e quajti emrin e ri dhe e ka marë hua nga greqishtja e lashtë që tregon ecje përpara, përtej, në një të ardhme virtuale. Një botë e bukur virtualiteti që ke qejf ta jetosh…dhe sidomos kur e ke në Facebook. Të paktën deri më tani nuk kam dëgjuar version tjetër që Mark Zuckerberg për emrin e ri të jetë ndikuar nga proçeset që ndodhin në Gjykatën Kushtetuese, dhe në Shqipëri këto dy-tre muajt e fundit… Dhe as për Gjykatën që e ‘’zvarrit’’ procesin për hatër apo për nder të emrit të ri të kompanisë së Zuckerberg !!! Megjithatë një gjë është e rrëndësishme , për ‘’Mister FB’’ është mbreslënëse faqja e kryeministrit shqiptar dhe ai e ka si etalonin e një gogol-i në përdorimin e Facebook. Jo ajo figura në përralla, si një qënie e tmershme që trembim fëmijët, jo. Të gjithë e dimë se çfarë është Google dhe si e ka marrë emrin. “Googol” është një njësi matematikore e ndjekur nga 100 zero. Google e përdori atë për të treguar sasinë e madhe të informacionit që jep.…

Mark Zuckerberg çdo mëngjes para se të pijë kafenë gjënë e parë që bën mer celularin nga komodina për një ‘’MIRËMËNGJES’’ nga Tirana . Jo nga Radio Tirana. Fotot e bukura dhe të shumta me shkolla, pallate, spitale, qendra shëndetësore, stadiume, lungomare, rrugë, tunele, fabrika, punishte, plazhe të pastërta, pyje shumëgjyrëshe, ujësjellësa, hidrocentrale, porte moderne, aerodrome, hekurudha, recitime dhe cicërima ministrash nga kafazi kryeministror, takime, vizita, etj. Madje edhe finesa e industrisë së modës është prezente. I duket sikur futet në një planet tjetër jo në faqjen e Facebook-ut të një kryeministri. I hapen sytë nga like-t e shumta…dhe këtu i lind ndoshta edhe ideja e re…

’’META’’ porosit kafenë e dytë aty para dreke dhe përsëri futet në faqen e Facebook. Fotot e mëngjesi janë shtuar në ‘’dritaret’’ e vartësve , tek ministrat dhe deputetët… Një dozë e mirë ‘’kafeine’’ i bën mirë të mbajë gjallë ditën e gjatë. Në drekë përsëri një pushim për të ngrënë sallatën e tij të preferuar organike e të lehtë. Sa të japë porosinë, nuk duron, i hedh një sy Facebook-ut. Fotot e mëngjesit nga faqja e Kryeministrit janë shumëfishuar me aq shumë zero sa janë bërë ‘’gogol’’. Vartësit e ministrave, administrata shtetërore, miqtë dhe votuesit e deputetëve, patronazhistët, e deri poshtë tek pushteti lokal, një armatë e tërë, përveç like-ve të shumta i kanë nxjerë në dritaren e tyre të Facebook-ut si një vazo me lule dhe presin t’i marrin erën… virtuale. Ka njerëz që kanë pasur sukses në Facebook më shumë se në jetën e tyre. Vendi ideal për të folur me ‘’murin’’. Një ditë Facebook-u do të na blejë të gjithëve, një nga një. E, këtu i hapet oreksi dhe porosit jo sallatën organike, por ‘’Greek salade’’, për tju përshtatur ‘’klimës’’, të ndjejë me të vërtetë një epokë tjetër, që lidh të kaluarën me të ardhmen… virtuale.

Një pjatë me domate, kastravec, qepë, spec, djath feta, me ullinjë nga Kallamata, kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri. Në darkë i ngopur nga sallata e ditës një gjë e shqetëson Zuckerbergun , mos vjen një ditë dhe ‘’gogoli’’ nga Tirana e mbyllë Facebook-un pa lajmëruar dhe të fillojnë të bërtasin të gjithë, ku vajti ai i ‘’çmenduri’’ me status-et e bukura virtuale…Mark Zuckerberg nuk e duron dot një blackout të dytë.

Karikatura nga autori, Pirro Naçi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë