Meta: Nuk ka presion që thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit

Dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasditen e sotme solli reagime të shumta nga politika e Kosovës por edhe e Shqipërisë.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i presidentit të vendit, Ilir Meta, i cili përmes një postimi në  “Facebook” është shprehur i bindur për pafajësinë e Haradinajt, ndërsa thekson se nuk ka presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”,- shkruan presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet