
Në një komunikim me gazetarët nga presidenca, kreu i shteti Ilir Meta deklaroi se vendi po shkon drejt një katastrofe nga pandemia COVID-19.
Në fjalën e tij, Meta tha se që nga fillimi i epidemisë deri në këto çaste nuk ka një plan të qartë mbi sigurimin e vaksinës anti-Covid. ““Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën.
Duhet të zbatohen vetëm kriteret e moshës së vendosura ndërkombëtarisht dhe jo klasifikim klasash politike dhe autoritetesh për të marrë vaksina pasi kjo është diktaturë. Nuk mund të lihen me institucionet pa pajisjet e domosdoshme dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet marramendëse të testeve dhe për kurën e sëmundjes”,- tha ai.
Sakaq, presidenti deklaroi se qytetarët nuk mund të lihen në mëshirë të fatit dhe se duhet me patjetër një reagim konkret për këtë situatë që është krijuar. Meta apeloi për rishikim të të buxhetit të hartuar për përballimin e epidemisë.
“Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha për të rishikuar buxhetin e shëtit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe duke investuar në mënyrë konkrete tek përparësitë. Është për të ardhur keq që për një vit janë injoruar kërkesat e presidentit dhe këshillit të sigurisë, por janë injoruar çdo kërkesë dhe sugjerim duke i politizuar.
Nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarde mund ti kishim në nivel me vendet e rajonit. Mbështetja më e madhe përveç shëndetësinë duhet të shkonte për bizneset që janë dëmtuar dhe jo në mbështetje të koncesioneve. Tunelet imagjinare presin por jo shëndeti i qyteteve”, nënvizoi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
A do thush ndonji fjal te mir ndonjer