Meta me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE: Reforma në drejtësi të zbatohet sipas Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Roberto Montella.

Duke ju përgjigjur interesimit për situatën politike në vend, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në Maj të vitit 2020”, vijoi Presidenti i Republikës, duke shtuar se “9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet