Meta ftesë edhe Bashës, ja kur zhvillohet takimi nesër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dërguar një letër edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ashtu si edhe kryeministrit Rama, Meta kërkon në takim kreun e PD-së, për të diskutuar në lidhje me situatën politike.

Presidenti e ka ftuar Bashën në Presidencë dhe ky i fundit, ndryshe nga kryeministri Rama, i është përgjigjur pozitivisht letrës.

Mësohet se Lulzim Basha ka konfirmuar takimin, i cili pritet të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 9 të mëngjesit.

Kujtojmë se vetëm pak minuat më parë kryeministri Edi Rama bëri publike letrën e Metës, duke refuzuar kategorikisht një takim të mundshëm. Pavarësisht se Meta nuk i caktoi një orar, Rama ka thënë se është i zënë për shkak të takimeve elektorale.

Ndërsa thirrje e presidentit Meta për takim vjen pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, ku kandidatë për bashkitë e vendit ka vetëm mazhoranca, pasi opozita ka bojkotuar zgjedhjet.

Njoftimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet