Meta ftes Ramës për ta takuar, kryeministri refuzon: Jam i zënë! (Foto)

Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një letre ka ftua kryeministrin Rama në një takim për të biseduar për situatën politike, por ky i fundit ka refuzuar menjëherë duke thënë se është i zënë për shkak të takimeve elektorale.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mirëpret nesër, datë 27 qershor 2019, në takim Kryeministrin Sh. T. Z. Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët ora 05:00, deri në orën 13:00, në zyrën e tij në Presidencë”, shkruhet në ftesën drejtuar kryeministrit Rama.

Ndërsa Rama përgjigjet në Twitter:

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet