Mesut Ozil dhe aktorja e famshme turke i japin fund beqarisë! Bekohen nga Erdogan (Video-Foto)

Ylli i futbollit, Mesut Ozil është martuar me të fejuarën e tij, aktoren e famshme turke, Amine Gulse.

Pas 5 vitesh lidhje çifti vendosi të kurorëzoj dashurinë në martesë. Ceremonia përrallore u zhvillua një ditë më parë në Stamboll, ku çifti i famshëm mori edhe bekimin e presidentit turk, Reçep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine.

Siç shihet edhe nga videot dhe fotot çifti kanë bërë një dasmë sipas traditave turke, ku nusja u mor me daulle dhe krushq nga shtëpia e saj.

Ish-Miss-i dukej e mrekullueshme me fustanin e bardhë dhe me një kurorë në kokë.

Çifti nuk ishte zmbrapsur nga vendimi që lidhja e tyre të bekohej edhe nga presidenti turk, Erdogan, gjë që ishte kritikuar nga stafi i qeverisë gjermane.

Kujtojmë se Ozil edhe pse me origjine turke është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares gjermane.

Ishte pikërisht Helga Braun që u shpreh për gazetën “Bild” se edhe pse e kuptonte natyrën “private” të vendimit të tyre, përsëri nuk ishte dakord me mesazhin që përcjellin dy personazhe kaq të dashur nga publiku sa futbollisti dhe aktorja e njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet