Mësuesit e Shkodrës ngrihen në grevë, paralajmërojnë Ramën e Nikollën

Publikuar më 09. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Mësuesit e shkollave në Shkodër do të mbajnë një grevë njëorëshe ditën e enjte për shkak të mosrespektimit të kontratës kolektive, e cila nuk është firmosur ende.

Kontrata kolektive përmban disa probleme siç janë 5 shpërblime të padhëna apo edhe orët shtesë që nuk jepen.

Sipas kreut të Sindikatës së arsimit Arian Peraj kjo është një papërgjegjshmëri e qeverisë Rama dhe ministres Lindita Nikolla.

Peraj shprehet se drejtorët e shkollave që sot kanë nisur t’i bëjnë presion mësuesve që të mos zhvillojnë grevën njëorëshe në shkollat e qytetit.

Ai fton të gjithë mësuesit në grevë ndërsa pas një jave në rast se nuk ka asnjë ndryshim atëherë greva do jetë njëditore.