Messi e pranon: Cristiano Ronaldo ishte magjik

Të gjitha mediat sportive folën për kualifikimin e Juventusit në çerekfinale dhe për tripleta e Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madrid.

Ylli portugez i mahniti të gjithë me lojën që zhvilloi, por duket se efekti ka arritur edhe te “rivali” i tij kryesor Lionel Messi.

Messi e ka cilësuar paraqitjen e Ronaldos në ndeshjen e fundit si magjike.

“Kush më bëri përshtypje? Deri tani kanë ndodhur shumë gjëra por ajo që bëri Cristiano te Juventus ishte një surprizë e madhe. Unë prisja një Atletico tjetër. Juventusi ka shumë potencial. Ata patën një natë magjike me këto tre gola. Tani të gjitha ekipet janë të forta. Unë nuk mund të zgjidhja një kundërshtar.”-komentoi Messi për faqen zyrtare të FIFA-s.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet