Messi e mbyll me turp Kupën e Amerikës, e tradhtojnë nervat dhe përleshet me kundërshtarin

Foto 1 nga 2 Pas Para

 Lionel Messi e ka mbyllur në mënyrën më të keqe Kupën e Amerikës.

Ylli i Argjentinës ka dalë me karton të kuq nga loja në minutën e 38′ të përballjes me Kilin, duke tradhtuar nga nervat.

Ndërsa nuk ia doli të kapë një top në thellësi që u mbrojt mirë nga Gary Medel, “pleshti” e shtyu kilianin nga pas.

Mandej ish-lojtari i Interit sulmoi fizikisht Mesin me trup, ndërsa edhe ky i fundit bëri të njëjtën gjë. Të dy lojtarët dolën me karton të kuq nga loja.

Fund i turpshëm për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” që në këtë kompeticion duhet të linte pas zhgënjimet e të shkuarës dhe të bënte liderin për bardheklatër.

Në këtë edicion të Kupës së Amerikës Mesi ka shënuar vetëm një gol me penallti në gjashtë ndeshje duke mos u shfaqur asnjëherë vendimtar për “Albiceleste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet