Messi dhe kompania kanadeze arrijnë marrëveshjen për një show rreth jetës së tij

Leo Messi ka konfirmuar bashkëpunimin me ”Cirque du Soleil”, për krijimin e një show bazuar në jetën e tij. Kompania kanadeze e argëtimit, e cila është e njohur për shfaqjet ekstravagante, ka vendosur të krijojë shfaqje që bazohen te sporti. Në të kaluarën kjo kompani ka bashkëpunuar me Michael Jackson, Elvis Presleay dhe The Beatles.

Lojtari ka njoftuar arritjen e kësaj marrëveshje nëpërmjet rrjeteve sociale, ku mbante veshur një fanellë me logon e Cirque du Soleil. Messi është gjithashtu imazh i shumë kompanive, përfshirë Adidas, Pepsi dhe Turkish Airlines; ku raportohet se ka fituar 28 milionë dollarë për vitin 2016. Kjo marrëveshje me Cirque du Soleil pritet të krijojë një impakt në rrjetet sociale, pasi Messi numëron 89 milionë pëlqime në Facebook dhe 97 milionë ndjekës në Instagram.

“Cirque du Soleil” (frëngjisht) është një kompani argëtuese kanadeze, prodhuesi më i madh teatror në botë. E ka bazën në Montreal të Kanadasë dhe ndodhet në zonën e brendshme të qytetit Saint-Michel. Kjo kompani u themelua në Baie-Saint-Paul, më 7 korrik 1984, nga dy ish-interpretues të artit të rrugës, Guy Laliberté dhe Gilles Ste-Croix. /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet