Mësoni si të forconi thonjtë pasi hiqni manikyrin xhel

Xheli, akriliku apo tipsat mund të dëmtojnë thonjtë dhe estetistet rekomandojnë që të paktën një herë në tre muaj duhet t’i lini thonjtë të forcohen, për të mos u dëmtuar më shumë. Nëse vazhdoni t’i bëni thonjtë çdo muaj, këta të fundit do të dobësohen , do të petëzohen e do të thyhen.
Për të parandaluar një gjë të tillë  njihuni me 5 sekretet si të forconi thonjtë pas një manikyri xhel.
Një herë në kaq kohë duhet të zëvendësoni limën me prehësen e thonjve! Prijini thonjtë shkurt pasi në këtë mënyrë do të rriten më të fortë!
Masazhoni kutikulat dhe thonjtë me vaj ulliri dhe limon dhe më pas lyijini duart me krem. Kremi do të krijojë një barrierë në mënyrë që yndyra e vajit të përthithet plotësisht nga lëkura e thonjtë e të mos fshihet.
Mos bëni gabimin të prisni kutikulat pasi mund të bëhen burim infeksioni!
Gjatë ditëve që thonjtë nuk i keni me xhel, mund t’i lyeni me një forcues thonjsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet