Mësoni sekretet e reja rreth ndryshimeve të Make up-it në 2019

Duket se të gjithë dashamirësit e modës dhe make up-it kanë gjetur tashmë të kuqin perfekt të buzëve, të bëjnë konturin njësoj si Kim Kardashian. Megjithatë, këto aftësi nuk do t’ju duhen më në vitin 2019, sepse ka tendenca të tjera që do të shfaqen këtë vit dhe do t’i gjeni më poshtë:
1.Konturi nuk do të jetë më pjesë e rëndësishme e tualetit pasi ai në 2019 do të zëvendësohet me rouge. Mjafton të lyeni mollëzat dhe do të jeni perfektë për modën e këtij viti që sapo ka hyrë.
2.Tualeti i padukshëm
Duket se hyri pak që në fundin e 2018 por këtë vit ai mban vendin e parë. Ngjyra sa më të lehta dhe sa më natyrale, gati të padukshme.
3.Konturi i buzëve nuk ju duhet më
Nuk ka nevojë ti bëni buzët tuaja të duken më të plota sepse për 2019 mjafton buzëkuqi i lehtë në tonet e rozës.
4.Viti që iku ishte gjithashtu ai i përdorimit të pafundëm të highlihterit por ai shkëlqim nuk do t’ju duhet më. Shkëlqimi natyral i fytyrës tuaj do të jetë ai që do t’ju duhet për të rrezatuar.
5.Tonet e lëngshme të syve është mirë ti hidhni pasi në modë do të jetë e kundërta: tone sysh me ngjyra të forta dhe mat.
6.Një make up i shpejtë rastësor është ai që duhet të mësoni të bëni. Tualeti perfekt i instagramit nuk do ketë më shuam shikueshmëri.
7.Dhe pjesa e re e këtij viti është make up-i i festave: mbajtja e fytyrës natyrale por me buzët që shkëlqejnë në mënyrë të ekzagjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet