Mësoni sa është pasuria neto e Kristiano Ronaldos

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Kritiano Ronaldo fitoi “Euro 2016”, Ligën e Kampioneve në 2016-ën dhe 2017-ën, “Topin e Artë” në vitin 2016 dhe me shumë gjasa do ta fitojë edhe këtë vit. Ai ka firmosur një kontratë të re me Real Madrid në nëntor, por portugezi mburret edhe me një numër të madh sponsorizimesh dhe kompanish.

Se sa fiton Ronaldo është e vështirë të thuhet me saktësi, por pa dyshim ai është atleti më i paguar në botë, më shumë edhe se rivali i tij tek Barcelona Lionel Messi dhe Ylli i NBA, LeBron James, shkruan blitz.

Sa është rroga e Kristiano Ronaldos?

Kontrata e re që ai ka bërë skadon në vitin 2021 dhe sjell në xhepat e Ronaldos 421 mijë euro në javë. Kjo shifër e bën atë lojtarin më të paguar në Europë përpara Bale dhe Messit, të cilët fitojnë rreth 345,000 euro në javë.
Të vetmit lojtarë që aktualisht paguhen më shumë në klubet e tyre respektive luajnë në Kinë dhe janë: Carlos Tevez me 710,000 euro në javë tek Shenhua Shanghai dhe Oscar i cili fiton 461,000 euro në javë.

Kush janë sponsorët aktualë të Ronaldos?

Marrëveshja më e rëndësishme e sponsorizimit është me “Nike”. Pas rinovimit të kontratës me Real Madrid erdhi edhe kjo kontratë e rëndësishme ku të parit iu ofrua kampionit të NBA LeBoron James. Ylli i Cleveland Cavaliers merr rreth një miliardë dollarë dhe thuhet se një marrëveshje të ngjashme ka bërë edhe portugezi, ku i shtohen edhe marrveshje të tjera si Armani, Tag Heuer, PokerStars dhe Castrol. Gjithashtu lojtari ka krijuar edhe markën e tij të famshme për të brëndshme CR7 pastaj ka avancuar edhe në rroba në linjë rrobash të ndryshme. Ai zotëron gjithashtu dy hotele në Portugali, një në kryeqytetin e Lisbonës dhe një tjetër në Funchal në ishullin e vendlindjes së tij Madeira. Portugezi kohët e fundit ka hapur edhe një palestër.


Çfarë tip bamirësie bën Ronaldo?

Do të ishte e padrejtë të mos theksonim bamirësinë e madhe që Ronaldo bën vazhdimisht. Në vitin 2015 ai u shpall nga Dosomethin.org si ylli i sportit më bamirës në botë.
Ronaldo shrytëzon famën e tij për të promovuar disa fushata kundër urisë se fëmijëve, obezitetit dhe biodiversitetit.Ai dhuroi 83,000 dollarë për një tifoz 10-vjeçar i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru , gjithashtu ka kontribuar në luftën kundër kancerit në Portugali me një shumë prej 165,000 dollarë.

Sa është pasuria neto e Kristiano Ronaldos?

Askush nuk mund ta konfirmojë shifrën e plotë por thuhet dhe vlerësohet se pasuria neto shkon nga 230 deri në 290 milionë euro. Sipas Forbes Ronaldo fiton më shumë se çdo sportist tjetër në 2017: 93 milionë dollarë për Kristiano Ronaldon, që tejkalon edhe LeBron James me 86.2 milionë dollarë dhe Leo Messin me 80 milionë dollarë. Në këtë renditje braziliani Neymar ndodhet i 18-ti me 37 milionë dollarë.