×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mësimi nuk do të jetë më si dikur/ Zbulohet metoda e re, provimet nën vëzhgimin e kamerave

Mbyllet viti shkollor/ 9,400 nxënës nuk morën pjesë në mësimin online. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha për “Shekulli”-n se po diskutohet zhvillimi i provimeve në rrugët elektronike

Enida Vërça

Në mbyllje të vitit shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini organizoi një takim me gazetarët, ku u fol për problematikat dhe vështirësitë me të cilët u përballën nxënësit dhe studentët. Ministrja bëri me dije se në vitin e ri shkollor do të ketë një ndërthurje mes mësimit online dhe atij në bankat e shkollës. E pyetur nga gazeta “Shekulli”, nëse referuar edhe situatës së pandemisë, është menduar edhe për provimet që të zhvillohen online, Shahini u përgjigj se ekziston si mundësi, por ende nuk ka një plan konkret në lidhje me këtë çështje.

Është një teknikë e re, ku është menduar të jetë një klasë, që studenti jep provimin dhe të jetë gjatë gjithë kohës i monitoruar nga kamerat. Në disa shkolla private këto metoda kanë nisur dhe ne jemi duke vëzhguar nëse do të ketë rezultat apo jo”, tha ajo. Më tej shtoi se zhvillimi i provimeve në bankat e shkollës është më e lehtë për t’u organizuar se orët e seminareve  apo leksioneve. “Për të siguruar distancën fizike është më e lehtë që leksionet dhe seminaret në pjesën më të madhe të zhvillohen online, ndërsa provimet organizohen në grupe të vogla dhe mund të jepen në shkollë pa rrezikuar shëndetin e askujt”, bëri me dije Shahini.

Sondazhi

Po ashtu, ministrja njoftoi se në një sondazh me studentët për mënyrën e kryerjes së provimeve, 75% e tyre janë shprehur kundër kësaj ideje. “Duket se studentët janë më të prirur që të jenë fizikisht në provime. Në një sondazh që kemi kryer në universitetet, ku pritet ta publikojmë në ditët e ardhshme, ka rezultuar që 75% e studentëve nuk duan që t’i zhvillojnë provimet online. Ndihen më të sigurt dhe më komod nëse ato i zhvillojnë në auditor. Gjithsesi çdo gjë mund të ndodhë”. Sakaq, ministrja Shahini pranoi që në këtë viti shkollor 9,400 nxënës nuk morën pjesë në mësimet online, duke e vështirësuar edhe më shumë kryerjen e provimeve në këtë platformë.

Viti i ri shkollor

Të ndodhur në kushtet e epidemisë, ajo tha se mësimi do të nisë në shtator, por nuk do të jetë si vitet që kemi lënë pas. “Do të vazhdojmë me mësimin e përzgjedhur, pra një pjesë do të zhvillohet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër do të mbesë online, dhe do të vazhdojmë edhe me RTSH Shkollë (kanali kushtuar lëndëve shkollore). Për planet e detajuara do të duhet edhe pak kohë, pasi varet edhe prej COVID-19. Një platformë po zhvillohet nga akademi.al që do të jetë më e përdorshme për të gjithë mësuesit. Do jemi gati që një pjesë e mësimit ta kalojmë në kushte shtëpie. Edhe kur të zgjidhet pjesa e vaksinës një pjesë e mësimit do ta zhvendosim në kushte shtëpie”.

Problemet

Ekspertët e arsimit, mësuesit, nxënësit dhe studentët kanë ndarë herë pas herë me “Shekulli”-n problematikat që ka krijuar mësimi online. Ata janë shprehur që nuk ka funksionuar siç duhet dhe për këtë arsye organizuan edhe një peticion për anulimin e tarifave. Eksperti i mësimit, Famtir Vejsiu tha më herët për “Shekulli”-n se vendimi për të organizuar mësimin online, u shfaq pa bërë më parë një diskutim me grupet e interesit, fill mbas shqetësimit që shfaqën prindërit, nxënësit dhe mësuesit. “ Si fillim duhej të diskutohej me specialistë të mirëfilltë të arsimit, jo vetëm me ato që janë emëruar në funksione drejtuese në ministri, pa patur ndonjë përvojë të menaxhimit të arsimit, madje mund të mos e dinë që ligj parashikohet tërthorazi një situatë si kjo. Duheshin aktivizuar personalitete të arsimit, brenda dhe jashtë ministrisë dhe institucioneve vartëse të saj, brenda dhe jashtë të gjitha strukturave të arsimit që janë në marrëdhënie pune apo kanë dalë në pension, brenda dhe jashtë vendit. Mësuesit e përzgjedhur nuk duhet të bënin thjesht mësim, ato duhet të orientonin mësuesit se sit ë organizonin punën me nxënësit e tyre për tema të caktuara. Për këtë duhej komunikuar rregullisht me to nëpërmjet email-eve apo komunikimit me rrjetet sociale Ashtu si mësuesi lektor i përzgjedhur nga MASR që bën atë që mendon. O ashtu edhe mësuesit e shkollave, klasave kanë bërë ashtu si e kanë menduar. Ka një tendencë që vlerësimi i tyre nga MASR nuk bëhet sipas cilësisë së organizimit të kësaj punë, por sipas sasisë. Përfomanca nënkupton cilësi”, tha ai më herët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Publikuar më 06.08.2020
Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke...

Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke bërë mbylljen e kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit. Nga ky vendim, përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre […]

Lexo më shumë

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Publikuar më 06.08.2020
Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashk...

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashkisë. Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës. Banorët shprehen se për disa pallate nuk janë të sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerë […]

Lexo më shumë

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në pë...

Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në përhapjen e virusit të ri, Covid-19. Situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjithë spitalet publike. Paraditen e kësaj të enjte nga Spitali Rajonal i Beratit raportohen për 8 raste infektimi. Mësohet se 5 infermierë dhe 3 punonjës spitali kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. […]

Lexo më shumë

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Publikuar më 06.08.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të a...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të afërm nga koronavirusi një ditë më parë. Në një postim facebook, mjeku ka treguar se çfarë ndodhi me të afërmin e tij, i cili fillimisht është kuruar në spital privat pasi urgjenca nuk kishte shkuar për t’i bërë tamponin. Gjithashtu mjeku denoncon se nuk i […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Publikuar më 05.08.2020
Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku ...

Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri me dije se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë: Një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. […]

Lexo më shumë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Publikuar më 05.08.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shë...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shënuar 139 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 […]

Lexo më shumë