Mësimi në kohë koronavirusi/ Mësuesit dhe nxënësit në vështirësi

Mësimi onilne/ Nxënësit: E vështirë të kuptojmë temat e reja, probleme edhe me aksesin. Mësuesit: Nuk marrin pjesë të gjithë në mësim. Ekspertët: Në këtë periudhë të rishpjegohen njohuritë e marra

Enida Vërça

Pandemia Covid-19 ka gjunjëzuar çdo gjë, përfshirë këtu edhe arsimin. Të ndodhur në këto kushte, pas një pezullimi të gjatë edhe nga tërmeti i 26-nëntorit, dikasteri i ministrisë në vendin tonë, vendosi që mësimi për të gjithë nivelet të bëhet online. Por a po funksionon kjo metodë, sa të vështirë e kanë nxënësit të kuptojnë temat dhe a kanë të gjithë mundësi të ndjekin orët mësimore? Lidhur me këto çështje, “Shekulli”, ka kontaktuar me disa mësesues, të cilët tashmë kanë nisur të japin mësimin në këtë mënyrë. Ata shprehen se ka mjaft problematika në këtë aspeket dhe nxënësit janë mjaft të stresuar nga kjo situatë. “Të gjithë kemi patur probleme, edhe ata që thonë se  çdo gjë është në rregull, do e shohin këtë gjë kur të kthehemi në shkollë. Do shohim që nxënsit tanë nuk kanë kuptuar asgjë dhe vetëm kanë kopjuar gjatë kësaj kohe”, thotë Florian Basha, mësuese matematike në Elbasan. Më tej ai thotë se shkalla e vështirsisë është për atë fëmijë që jetojnë në zona të thella dhe e kanë të pamundur pajisjen me internet. “Shkollat në fshatra janë sa dyfishi atyre në qytete, dhe në këto shkolla, jo të gjithë prindërit e tyre disponojnë një ‘smartphon’, jo të gjithë mund të bëjnë ofertat e internetit”, përfundon ai.

Problemet

Aurora Demiri, mësuese në një nga gjimnazet e Tiranës thotë se janë të papërgatiur për këtë situatë e po ashtu nxënësit nuk i përgjigjen të gjithë kërkesave. “Nxënësit nuk janë të gjithë që kanë mundësi t’i përgjigjen kësaj situate dhe jo të gjithë janë aktiv në programet që shpjegojmë. Më tej shton se edhe për vetë mësuesit është shumë e vështirë që brenda mureve të shtëpisë, të japin mësim e po ashtu të kujdesen për fëmijët e tyre, në kushtet në të cilët ndodhen. Por ajo shton se fillimet ishin edhe më të vështira dhe tani kanë arritur të menaxhojnë orët mësimore. “Prapë mendoj më mirë që vazhduam në këtë mënyrë se sa të humbisnim vitin shkollor. Do të ishte humbje për nxënësit dhe për ne”, përfundon ajo.

Nxënësit

Më të prekur nga kjo situatë duken nxënësit, të cilët ende nuk kanë zvëndësuar orët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata shprehen për “Shekulli”-n se nuk arrijnë të kuptojnë në masë mësimet e shpjeguara në platformën onilne, duke shtuar se jo të gjithë marrin pjesë në orët mësimore. “Kemi shumë vështirësi, më problem janë lëndët ekzakte të cilat është vështirë të kuptohen kur jemi prezent në mësim, e jo më në këtë mnëyrë”, thotë Nertila, nxënëse e klasës së 7 në një nga shkollat 9-vej  çare të Tiranës. “Është një situatë që po e kalojmë me shumë stres. Në fillim u dukë mjaft zbavitësve, por tani na është kthyer në frikë të madhe”, përfundoi ajo.

Interneti

Një tjetër problem për nxënësit e të gjitha niveleve, është mungesa e internetit në shtëpi. Donaldi thotë se nuk ka internet dhe për këtë arsye, nuk ka arritur të ndjekë asnjë orë mësimi deri më tani. “Unë shikoj vetëm programet që jepen në televizionin publik. Nuk kam mënyrë tjetër. Familja ime, nuk ka mundësi të paguaj paketat e internetit”. Sakaq bën me dije se ata nxënës të cilët nuk paraqiten në mësimin virtual, penalziohen. “Mungesat merren nga mësuesit. Nuk e di nëse do merren për bazë”.

Vendimi

Fatmir Vejsiu, ekspert arsimi dhe mëesues njëkohësisht thotë se vendimi për të organizuar mësimin onlin, u shfaq pa bërë më parë një diskutim me grupet e interesit, fill mbas shqetësimit që shfaqën prindërit, nxënësit dhe mësuesit. Më tej ai deklaron se për sa kohë, MASR nuk ka një strategji ku të parashikohen edhe situata të tilla. Në fjalën e tij ai jep disa sugjerime: “Të njihesh paraprakisht ajo, ministria, me strategjitë e vendeve me përvojë jo në sensin e pandemisë, por që kanë strategji të sakta të zhvillimit të mësimit me këtë mënyrë (online);

Të diskutohej me specialist të mirëfilltë të arsimit, jo vetëm me ato që janë emëruar në funksionë drejtuese në ministri, pa patur ndonjë përvojë të menaxhimit të arsimit, madje mund të mos e dinë që ligj parashikohet tërthorazi një situatë si kjo. Duheshin aktivizuar personalitete të arsimit, brenda dhe jashtë ministrisë dhe institucioneve vartëse të saj, brenda dhe jashtë të gjitha strukturave të arsimit që janë në mardhënie pune apo kanë dalë në pension, brenda dhe jashtë vendit.

Unë do preferoja që në këtë përiudhë ti mëshohej më tepër përfocimit të njohurive, sesa dhënies së njohurive të reja. Mësuesit lektorë, per aq sa kam parë unë, thjesht kanë shpjeguar njohuri të reja, ndonjë shembull dhe dhënie detyrash. Mësuesit e përzgjedhur nuk duhet të bënin thjesht mësim, ato duhet të orientonin mësuesit se sit ë organizonin punën me nxënësit e tyre për tema të caktuara. Për këtë duhej komunikuar rregullisht me to nëpërmjet email-eve apo komunikimit me rjetet sociale Ashtu si mësuesi lektor i përzgjedhur nga MASR që bën atë që mendon. O ashtu edhe mësuesit e shkollave, klasave kanë bërë ashtu si e kanë menduar. Ka nje tendencë që vlerësimi i tyre nga MASR nuk bëhet sipas cilësisë së organizimit të kësaj punë, por sipas sasisë. Përfomanca nënkupton cilësi”, pëfundoi ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet