Mesfushori i kombëtares shqiptare prezantohet në Izrael

Mesfushori i kombëtares shqiptare Sabien Lilaj është transferuar në kampionatin izraelit, ku do të nisë një aventurë të re me skuadrën Sektzia Nes.

Mesfushori 30-vjeçar vendosi që të largohet nga kampionati azer, ku luajti me Gabalan. Lilaj ka firmosur me ekipin izraelit një kontratë dyvjeçare.

Kujtojmë që në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Skënderbeut, ndërsa ka luajtur edhe disa ndeshje me fanellën kuqezi.

“Tani është zyrtare, mirë se vini Sabien Lilaj!

Jemi t lumtur të njoftojmë nënshkrimin e kontratës me futbollistin shqiptar për 2 sezone. 30-vjeçari që ka edhe 17 ndeshje me fanellën e Shqipërisë (përfshirë një ndeshje ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve), ka fituar disa trofe të rëndësishëm”, shkruhej mes të tjerash ën njoftimin e klubit izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet