Mesazhet që asnjëherë s’duhet t’ia dërgoni të tjerëve!

Ekspertët vazhdojnë edhe ju këshillojnë në lidhje me mesazhet që kurrë nuk duhet t’i dërgoni të tjerëve.
Janë specifikisht 5 mesazhe të cilat do ju prishin punë në lidhje me të tjerët:

1. Hej i panjohur
Nëse ju keni një kohë të gjatë pa folur me njëri-tjetrin, nuk është e nevojshme të dërgoni këtë mesazh. Në të vërtet ju doni të thoni : “Kohë e gjatë pa u parë”. Duke dërguar këtë mesazh, do duket sikur vetëm tjetri ka gabuar që s’jeni takuar.
2. Si je? Ç’bën ndonjë gjë? Ke ndonjë plan për fundjavë?
Askush nuk dëshiron që dikush t’i dërgojë një mesazh me shumë pyetje, sepse nuk e ka terezinë t’ju përgjigjet ashtu si ju dëshironi. Mundohuni mos të dërgoni mesazhe të tilla.
3. Thjesht dëshiroja të përshëndesja
Nëse jeni të interesuar për personin që po i dërgoni mesazh, dërgoni një mesazh tjetër, ku mund të merrni edhe përgjigje. Sipas intv.al, ky lloj mesazhi nuk ka ndonjë vlerë.
4. Më dërgo një foto
Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar me dikë, thjesht me një foto. Sipas ekspertëve, nuk duhet të përtoni ta merrni në telefon tjetrin dhe të flisni.
5. Përshëndetje…?
Nëse ju nuk keni marrë një përgjigje gjatë bisedës me dikë, mos e dërgoni këtë mesazh, pasi nuk do zgjidhni gjë. Sipas intv.al do e shqetësoni tjetrin, pasi mund të jetë i zënë për t’ju kthyer përgjigje. Mos këmbëngulni, sidomos nëse nuk e keni shumë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet