×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Nga Dr. Harilla Goga

Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese e kanë tronditur plotësisht Botën tonë në të gjitha dimensionet e saj, dhe estabishmenti politik me shumë  vështirësi po përpiqet ta menaxhojë dhe përballet me sfidat e tij. ( Ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave të Covid-19). Të gjithë politikanët, media, akademia, studjues si dhe njerëz të zakonshëm po shprehin mendimet e tyre, bëjnë hulumtime apo studime me një qëllim unik: Si të përballemi dhe me këtë katastrofë të madhe dhe kthehemi në normalitetin e jetës. Prandaj, të gjitha vendet po punojnë shumë për të prodhuar vaksina ose ilaçe të tjera duke shpresuar se kjo është përgjigjja e duhur ndaj Covid-19. Kjo sigurisht është një punë e madhe, por është “vetëm gjysma e punës”, sepse ata njëherësh duhet të merren – dhe në radhë të parë, – me shkaqet që prodhuan këtë pasojë:  çfarë dhe kush është përgjegjës për lindjen e Covid-19?

Në situatën emergjente që Bota po kalon, në terma afatshkurtër, këto përpjekje të mëdha konsiderohen sigurisht të duhura. Por, në terma afatgjatë, ato duhet të studjohen të lidhura ngushtë me përgjigjen e pyetjes së mësipërme, si një qasje tjetër për të marrë mesazhet e Covid-19 për njerëzimin mbarë.

Mesazhi i parë:

Lidhet me njerëzimin që popullon planetin tonë. Nuk kërkohet ndonjë super-inteligjencë për të konkluduar që planeti ynë ka lindur me një kapacitet të caktuar për të strehuar njerëzimin. Nuk kërkohet gjithashtu ndonjë super-inteligjencë për të kuptuar se njerëzimi dukshëm i ka keqmenaxhuar dhe keqpërdorur burimet e jetës në planetit tone. Të shpjegohet se pse njerëzimi,  kryesisht gjatë 200 qind viteve të fundit,  ka shkatërruar sistematikisht shtëpinë e tij, është gjithashtu e tepërt. Ndërkaq, shkenca ka vërtetuar se mbipopullimin dhe mbikonsumi i të mirave materiale, që përfshijnë të gjithë veprimin dhe ndërverprimin e njeriut, kanë prekur thellë zemrën e planetit. Një ndërmarrje e tillë, siç vërtetohet, ka cënuar rëndë ekujlibrat e jetesës, bazuar te të cilat shtëpia jonë e përbashkët ka lindur te jetojë natyrshëm në univers.

Kjo është arsyeja përse njerëzimi/mbipopullimi duket se është “viktima e parë” e zgjidhjeve urgjente që kërkohen nga Covid-19.

Për të vijuar më tej me këtë ide: Para se Covid-19 të shfaqej, burimet zyrtare të OKB kanë thënë se “sfidat me të cilat përballet njerëzimi sot burojnë kryesisht nga mbikonsumi dhe mbipopullimi i planetit… popullsia e botës pritet të rritet nga 7.7 miliardë që është aktualisht në 9.7 miliardë në 2050 dhe, mund të arrijë, në afro 11 miliardë rreth 2100”,e cila është një apel i fortë për të ndaluar/kontrolluar rritjen e popullsisë. Por, parë nga realiteti që Bota po jeton prej muajësh, ky “apel i OKB” kërkohet të zëvendësohet dhe te konsiderohet veçanërisht nga establishmenti politik në nivel kombëtar jo si thirrje, por si një “ulërim e OKB”, nëse do të duam jetën mbi tokë. Kjo, sepse dihet që zbatimi i këtyre objektivave është në duart e qeverive kombëtare dhe se, këto të fundit, i ndërtojnë politikat bazuar në interesat e tyre të pastra kombëtare dhe sigurisht afatshkurtra. Kështu, për shëmbull, një grup shtetesh X përpiqen  të zbatojnë politikën e uljes së lindjeve, ndërsa një grup tjetër Y zbaton atë të stimulimit të rritjes së lindjeve. Kjo ndodh sepse të dy pjesët/grupet nuk e shohin planetin tonë si të tonin dhe se udhëhiqen nga interesat e tyre kombëtare, duke injoruar interesat e shtëpisë së tyre të përbashkët/kolektive. Kjo është arsyeja e mjaftueshme që detyron të gjitha palët të ndërtojnë dhe zbatojnë programe të mirëkoordinuara nga OKB, dhe që qeveritë të jenë të detyruara ti zbatojnë ato.

Më poshtë, renditen mesazhet e dyta, të treta ose të katërta të quajtur “filialet e mesazheve të para” për shkak të faktit se ato dalin nga nevoja për të mbajtur ekujlibrin e planetit tonë. Sidoqoftë, theksimi e tyre një e nga një ndoshta mund të qartësojë më mirë mesazhet e Covid-19 për njerëzimin.

Mesazhi i dytë:

Lidhet me ndryshimet klimatike, të cilat – siç e ka vërtetuar shkenca,  kanë ndodhur për shkak të zhvillimit të madh të industrisë në rrjedhën e këtyre dy shekujve, shoqëruar natyrshëm me rritjen e mega-qyteteve dhe shkatërruar sistematikisht shtëpinë tonë – gjithë planetin. Në këtë periudhë të gjatë kohore, çfarë politike ambientaliste kanë zbatuar vendet e industrializuara? Vetëm një: atë të përshtatjes dhe në nje linjë me zhvillimin dhe fitimin. Tani, ose thënë më mirë, tani e tutje, përveç deindustrializimit, IT dhe falë teknologjive të reja të punësimit në distancë, në tokën tonë do të duhet të fillojë një histori tjetër: procesi i vetë-zvogëlimit të popullsisë së atyre mega-qyteteve dhe të atyre mijëra qyteteve të mbipopulluara në të gjithë Botën. Këto dy anë të këtij procesi – nëse efektet e para do të duken në fund të këtij shekulli, – ne do ti shohim të finalizohen për disa qindra vjet me kushtin që establishmenti politik të marrë vendime të drejta dhe në kohën e  duhur, dhe që OKB ti sigurohet vendi dhe roli i saj sii Qeveri Botërore.(Ky koncept është trajtuar gjerësisht në librin e sapo publikuar me titull: Diplomacy & Promoting Democracy – Understanding the World of Tomorrow).

Mesazhi i tretë:

Ka të bëjë me botën e militarizuar, superfuqitë dhe fuqitë e tjera ushtarake, të cilat si gjatë historisë ashtu dhe në ditët e sotme, kanë krijuar dhe vendosur dhe ri-vendosur marrëdhëniet midis tyre, për të ruajtur sundimin e tyre dhe rendin ndërkombëtar. Studjues së kësaj fushe kanë stër-argumentuar se mbështetja në fuqinë ushtarake do të thotë që secili vend te sigurohet dhe mbrohet nga të tjerët ose, kur të vijë rasti, te synoje pushtimin ushtarak të vendeve të tjera. Kjo logjikë dhe qasje historike e jetës së shteteve bazohej (bazohet) te  politikat e tyre qe shikonin rreth vetes, rreth “dhomave te tyre të vogla, në gatishmëri për të luftuar kundër dhomave të tjera të së njëjtës shtëpi” – planetit tonë.

Masat e ndërmarra nga të gjitha qeveritë gjatë kësaj kohe të Covid-19 kanë shpalosur dukshëm dhe qartë këtë filozofi frymëzuese partikulariste të politikave kombëtare.(Edhe ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave të Covid-19).

Nëse akoma nuk eshte kuptuar, militarizimi do të jetë shpejt “viktima e dytë” e Covid-19. Në të ardhmen, ndërsa gjeneratat do të mësojnë se “shtetet kanë luftuar për një copë tokë, ato do ti shikojnë këto përplasje ushtarake si “lojra qesharake“. Sigurisht, gjatë historisë së njerëzimit, fuqitë kryesore kanë bërë ndonjëherë punë të mirë në shërbim të paqes dhe ri-vendosur rendin ndërkombëtar. Kështu, për shëmbull, përmendet Kongresi i Vjenës, Traktatet e Versajës, Lidhja e Kombeve, dhe deri në krijimin e OKB si dhe të shumë organizatave ndërkombëtare, me qëllimin e mirë për të parandaluar konfliktet ushtarake, vendosur paqen dhe ruajtur stabilitetin. Por, gjithcka qe është bërë, është frymëzuar gjithmonë nga e njëjta politikë: Politika e Balancit ndërmjet Fuqive të Mëdha (Balance of Powers Policy). Ndërsa, Politika e Interesit të Përbashkët (Common Interests Policy, duket se është akoma në embrionin e saj. ( Edhe ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave të Covid-19)

Atëhere, mendoj se mesazhi i Covid-19 për militarizimin mund të ishte:

Nëse duam që njerëzimi të mbijetojë, përveç reduktimit drastik të peshës së tij, ky segment i politikës së shteteve  duhet të fillojë të funksionojë për mirëkuptim të përbashkët, dhe ndryshojë gradualisht strategjinë e tij. Kjo do të thoshte që objektivi i tij i ardhshëm ndryshon totalisht, bazuar në një politike kolektive të përbashkët dhe që shikon shumë larg: Synon të mbrohet nga armiq apo qënie jashtë-planetare ose specie të tjera, duke qënë në gardian të shtëpisë së përbashkët – planetit tonë.

Mesazhi i katërt:

Lidhur me politikën e cila mund të jetë një apel për establishmentin politik, për të rimodeluar politikat e tyre kombëtare, atë të marrëdhënieve brenda shteteve, si dhe për ti dhene vendin e duhur dhe gradualisht organizatave ndërkobëtare me OKB si Qeveri Botërore. Pra, njerëzimi ka nevojë për politikanë vizionarë të frymëzuar nga ide, qasje dhe teori të reja, që të jenë në gjendje të riformësojnë politikat e tyre duke kuptuar thellë dhe me vetëdije të plotë se shtetet e tyre nuk mbeten më tej  vetëm shtëpine e tyre. Duke filluar nga tani, i gjithë planeti do të jetë shtëpia e tyre e së ardhmes. Shumica e politikanëve në të gjithë botën (për të qenë optimist, ka disa prej tyre të ndryshëm nga shumica), ndërsa jetojnë në kohën e tashme, qasjet e tyre politike bazohen plotësisht në konceptet dhe idetë e kaluara, që vijnë nga historia. Ata, gjithashtu, përpiqen të zgjidhin çdo çështje aktuale dhe problemet e sotme, frymëzuar nga interesat e tyre maksimale kombëtare dhe që janë afatshkurtëra,  duke injoruar shpesh ato të përbashkëta.

Si përfundim, mesazhet si më sipër apo të tjera që mund të zbulohen, mund ti shërbejnë nxitjes së mendimeve/ideve të reja të studjuesve të fushës në shërbim të politik-bërësve dhe vendim-marrësve, në myrë që këta të fundit të ndërtojnë vizionin e tyre për të ardhmen e Botës dhe, kështu, të mund të arrihet të përballohet jo vetëm Covid-19, por edhe të tjerë që do të vijnë në tokë si Covid-20, Covid-21, 22 etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, po vijmë!

Europë, po vijmë!

Publikuar më 12.07.2020
Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, q...

Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Migjeni Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë. […]

Lexo më shumë

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Publikuar më 10.07.2020
Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhe...

Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhet e mundur e disa të tjerë kanë argumentet se klasa politike është e ndarë në dy kampe: – pro – kundër E vërteta është se kjo klasë politike është fillim e mbarim kundër Diasporës dhe përfshirjes së saj në politikën shqiptare, qoftë si […]

Lexo më shumë

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Publikuar më 10.07.2020
Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rota...

Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e […]

Lexo më shumë

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Publikuar më 09.07.2020
Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse d...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse dhe firmosëse të draftit të reformës zgjedhore të miratuar me 5 qershor, do t’i bëjnë 84 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvend. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’, deklaroi se largimi i ‘Opozitës së re’ nga punimet e Kuvendit, nuk do të ndryshojë asgjë në […]

Lexo më shumë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Publikuar më 08.07.2020
Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokrati...

Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqipëri, Ali Ahmeti, se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vuajnë nga sindromat e principatave e fiseve dhe rreth 300 mijë votues ndahen në 5-6 parti, duke ulur ndjeshëm numrin e mandateve në parlament, tregon krizën e faktorit politik, që cenon përfaqësimin real dhe mbrojtjen e interesave të […]

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë