×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Merret vendimi në mbledhjen e Ligës së Futbollit, Kokëdhima tregon se çfarë u vendos për kampionatin

Pas mbledhjes së bërë nga Liga e Profesionistëve është vendosur që kampionati të mos fillojë në rast se 3 kërkesat e vendosura për qeverinë nuk plotësohen. Kjo është konfirmuar nga presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i cili pas mbledhjes është shprehur: “Sot presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore vendosën në unanimitet të plotë që nuk do të rikthehen më në fushat e blerta, nuk do ta rinisin më kampionatin, deri në përmbushjen e kërkesave që i kemi parashtruar qeverisë.

Ne nuk presim premtime, presim thjeshtë përmbushjen e kërkesave tona. Ato janë minimaliste, janë kërkesa që janë plotësuar në çdo vend të rajonit dhe botës. Nuk kërkojmë asgjë që nuk e ka tërë dynjaja. Kërkojmë ato që i kanë të gjithë.

Kjo vuajtje një ditë do të marrë fund. Lufta e drejt jep gjithmonë rezultate. Është tejkaluar çdo limit në Shqipëri, nuk mund të vazhdojë më kjo situatë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë, qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta, shteti të vetat, shoqëria të vetat, klubet të vetat, FSHF të vetat e kështu me radhë. Nuk mund të jetë bota e futbollit ashtu siç është rinia e vendit tonë, të braktisura nga qeveria dhe qeveritë e këtij vendi.

Ne ju përgjigjëm pozitivisht kërkesës për bisedime që ka lançuar qeveria gjatë kësaj jave. Ne zgjodhëm sot delegacionin për të biseduar me qeverinë dhe përbëhet nga Refik Halili, Gaz Demi dhe Koço Kokëdhima. Mirëpresim angazhimin e Fidel Yllit dhe kemi respekt për përpjekjet e tij për ta përmirësuar legjislacionin sportiv të Shqipërisë.

Duke besuar se ai është në krahun e futbollit, kemi ngarkuar sot Sekretarin e Ligës, Dritan Kadia, që të bisedoje me zotin Ylli. Delegacioni zyrtar pret të bisedoje me qeverinë dhe kryeministrin, që kanë aftësitë për të përmbushur kërkesat tona, por kanë edhe detyrimin t’i përmbahen premtimeve të 18-19 muajve të shkuara.

Ne kemi vetëm katër kërkesa dhe presim që ato të plotësohen. Është e pamundur që kjo garë të vazhdojë, nëse këto kërkesa nuk plotësohen. Deri më datë 19 agjenda jonë është e përcaktuar. Besoj që radha tjetër kur do të mblidhet tryeza jonë për të përshkallëzuar qëndrimet tona, është pas datës 21”.”, u shpreh Kokëdhima.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Bojkoti do të vazhdojë!”, Liga Superiore merr vendimin pas mbledhjes: Të vendosur për 4 kërkesat

“Bojkoti do të vazhdojë!”, Liga Superiore merr vendimin pas mbledhjes: Të vendosur për 4 kërkesat

Publikuar më 21.09.2020
Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës Superior...

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës Superiore, Edvin Libohova, është shprehur se bojkoti do të vazhdojë, deri në plotësimin e katër pikave, drejtuar qeverisë. Në fjalën e tij para mediave, Libohova u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit. “Përfundimisht ramë dakord për të dërguar […]

Lexo më shumë

Bojkoti në futboll/ Kokëdhima: Pesë klube futbolli janë në sekuestro, qeveria nuk ka vullnet

Bojkoti në futboll/ Kokëdhima: Pesë klube futbolli janë në sekuestro, qeveria nuk ka vullnet

Publikuar më 20.09.2020
Gjatë fjalës së tij në televizionin News 24, Z. Kokëdhima fo...

Gjatë fjalës së tij në televizionin News 24, Z. Kokëdhima foli edhe për ekonominë e futbollit dhe nevojën për sistemin e incentivave, por edhe faktin se pesë klube aktualisht janë nën sekuestro. “Qeveria nuk ka vullnet. Vetëm një autoritet bën vullnet politik, ai është kryeministri. Në Shqipëri nuk kanë pavarësi institucionet. Jetojmë në një kohë […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Infrastruktura e futbollit u zabtua nga bizneset private

Kokëdhima: Infrastruktura e futbollit u zabtua nga bizneset private

Publikuar më 20.09.2020
Duke marrë në konsideratë shkaktarët që kanë çuar në krizën ...

Duke marrë në konsideratë shkaktarët që kanë çuar në krizën e futbollit në Shqipëri, Z. Kokëdhima theksoi se në Shqipëri është shkatërruar sundimi i ligjit. “Në Shqipëri ndodhi një gjë shumë e rëndë. E tërë infrastruktura e lëën nga ish-regjimi u zaptua për biznese private. Këtë e bëri pushteti qëndror dhe ai lokal. Tranzicioni i […]

Lexo më shumë

Bojkoti i Superligës/ Kokëdhima: Futbolli po paguan faturat më të mëdha, ja kur do të rikthehet

Bojkoti i Superligës/ Kokëdhima: Futbolli po paguan faturat më të mëdha, ja kur do të rikthehet

Publikuar më 20.09.2020
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, është i bindur se fu...

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, është i bindur se futbolli do të rikthehet për t’u luajtur, në momentin që do të plotësohen 4 kërkesat e Ligës. I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sajdia, në televizionin News 24, Kokëdhima u shpreh: “Futbolli do të rikthehet kur të plotësohen 4 kërkesat e […]

Lexo më shumë

Kriza e futbollit/ Kokëdhima: Futbolli i ka mbajtur jashtë vetës partitë politike, nuk ka ligj sponsorizimi

Kriza e futbollit/ Kokëdhima: Futbolli i ka mbajtur jashtë vetës partitë politike, nuk ka ligj sponsorizimi

Publikuar më 20.09.2020
I ftuar në televizionin News 24, Presidenti i ekipit të futb...

I ftuar në televizionin News 24, Presidenti i ekipit të futbollit “Apollonia”, Koço Kokëdhima, theksoi se fubolli në Shqipëri nuk ka ligje sponsorizimi. Qeveria nuk po financon infrastrukturën e futbollit. Z. Kokëdhima tha se: “Safeti është funksionar i PS. Por kjo nuk e kompromenton ligën. Futbolli ia ka dalë të mbajë jashtë vetes partitë politike. […]

Lexo më shumë

“Futbolli në grevë kundër qeverisë”/ Bojkoti i Superligës jehonë në mediat italiane

“Futbolli në grevë kundër qeverisë”/ Bojkoti i Superligës jehonë në mediat italiane

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria shqiptare nuk u ka dhënë zgjidhje katër kërkesave ba...

Qeveria shqiptare nuk u ka dhënë zgjidhje katër kërkesave bazike të Ligës së klubeve të Superligës duke bërë që kampionati më i rëndësishëm të mbetet në vendnumëro. Lidhur me bojkotin në Superligën Shqiptare ka shkruar media prestigjoze italiane “Tuttosport”. Në artikullin e medias italiane tregohet një panorame e situatës së krijuar pas bojkotit të kampionatit. […]

Lexo më shumë

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Publikuar më 18.09.2020
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka,...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i është drejtur me një letër Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Letra ka për qëllim që të vërë në dukje mungesën e investimeve në futboll, mlosmbajtjen e premtimeve, që vetë Rama i kishte përcaktuar disa kohë më parë. Në letër, Duka thekson se futbolli nuk do mëshirë […]

Lexo më shumë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Publikuar më 17.09.2020
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht...

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Serie A në Itali. Marash Kumbulla do të mbaj të veshur fanellën me numër 24 dhe ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Romës duke ka bërë një hap para në karrierën e tij. Ai do të huazohet për dy vite, por e ka mundësinë e […]

Lexo më shumë