Merret vendimi! Festivali i Filmit në Kanë anulohet për herë të parë në histori

Festivali i filmit në Kanë është anuluar për herë të parë në histori për t’u mbajtur në një datë tjetër. Pritej që eventi më i rëndësishëm i filmit të mbahej nga 12-23 maj, por për shkak të krizës globale nga koronavirusi organizuesit e festivalit kanë thënë se nuk mund të vazhdohet sipas datave të planifikuara.

Ende nuk është vendosur një plan konkret për festivalin, por organizuesit po mendojnë që të mbahet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

“Në këtë kohë të një krize globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë për viktimat nga Covid-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë për të gjithë ata që po luftojnë me sëmundjen. Sot ne kemi marrë këtë vendim: Festivali i Kanës nuk mund të mbahet në datat e planifikuara, 12-23 maj. Po merren në konsideratë disa mundësi për të vazhduar me mbajtjen e festivalit, kryesorja është një shtyrje për një datë tjetër, deri në fund të qershorit-fillimit të korrikut 2020. Sapo situata shëndetësore në Francë dhe në botë të na lejojë të vlerësojmë mundësinë reale, ne do e bëjmë vendimin tonë të ditur për të gjithë, në përputhje me qeverinë franceze dhe Bashkinë e Kanës, si dhe me anëtarët e bordit të festivalit, profesionistët e industrisë së filmit dhe gjithë partnerët e eventit”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.

Festivali i Kanës është një nga shumë eventet e anuluara apo të shtyra në vazhdën e pandemisë, e cila që nga momenti i parë i përhapjes ka marrë gati 10,000 jetë njerëzish.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet