Merr fund ngujimi te “Drejtësia” në prag të sezonit , studentët: Protesta s’ka mbaruar

Siç edhe ishte paralajmëruar, pas afro një muaji studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë liruar sot ambientet e brendshme të godinës.

Vendimi vjen në prag te sezonit të provimeve dhe pas kërkesës së bërë nga senati akademik i Universitetit të Tiranës.

Studentët janë treguar bashkëpunues duke zhvendosur vetë karriget dhe bankat që shërbyen si barrikadë.

“Vendosëm që shkolla të hapet me dëshirën e shumicës, por protesta nuk ka mbaruar. Do fillojë sërish por le të jetë një kohë reflektimi për të gjithë”, u shpreh një student.

“Një arsye është se nis sezoni dhe jemi shumë mbrapa, prandaj duhet të kthehemi sa më shpejt në auditorë”, vijoi një studente.

Këtë të hënë, dekanati ka zhvilluar një mbledhje dhe ka dalë me 6 vendime, me qëllim plotësimin e kërkesave.

“Të rikonstruktojë programin mësimor duke shtyrë për dy javë sezonin e provimeve. Programi mësimor organizohet në përputhje me strukturën e re të vitit akademik. studentët protestues nuk do të penalizohen në asnjë formë për ushtrimin e së drejtës për të protestuar. Afati i bursave është shtyrë deri në datë 18.02.2019. Dekanati angazhohet më tej të përmirësojë më tej ofrimin e pikave të studentëve në Organet e Drejtësisë dhe institucione të tjera”, janë pesë nga vendimet e marra në asamble.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet