“Merr çunat në telefon”, Hair Saliaj rrëfen telefonatën e fundit të Dritës dhe porosinë e saj

Bashkëshorti i të ndjerës, Hair Saliaj ka rrëfyer para kamerave të emisionit “Zemër të Hapur” në News 24 telefonatën e fundit që ka bërë me Dritën.

Ai tregon e ka telefonuar 50-vjeçaren pas Vitit të Ri dhe i ka folur për pasaportën dhe e kishte pyetur nëse donte që ai të kthehej dhe nëse ishte mërzitur. Hairi rrëfen se Drita i kishte thënë se nuk ishte nevoja që të kthehej por e kishte porositur që të fliste me djemtë.

“Tek telefonate e fundit kemi folur për pasaportën. I telefonova pas Vitit të Ri, e kisha merak por për sëmundje nuk dyshoja se ishte mirë. Të vij i thashë mos je mërzitur? Jo tha. Kam dhe 2 javë punë të vij? Jo më tha rri dhe vetëm fol me çunat. Kjo ishte telefonata e fundit me Dritën”, rrëfen Hair Saliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet