Merkel: Gjermania rekomandim pozitiv për Shqipërinë, nuk flas për Francën e Holandën

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren serbe, Ana Barnabiç, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur edhe për procesin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Merkel ka thënë se qeveria gjermane ka dhënë rekomandim pozitiv me sisa specifika për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por duke theksuar faktin se bisedimet po vazhdojnë dhe se nuk mund ta parashikojë rezultatin e Bundestagut gjerman.

Ndërsa e pyetur për qëndrimet e Francës dhe Hollandës, ajo ka thënë se nuk mund të përgjigjet për vendet e tjera.

Kancelarja Merkel, rëndësia e të gjithë rajonit në proceset e zgjerimit të BE-së sapo është theksuar. Në tetor, BE do të vendosë të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A mund të thoni cila është gjendja aktuale? A keni qenë në gjendje të bindni tashmë Francën dhe Holandën, të cilët ishin shumë skeptikë, se negociatat e pranimit mund të hapen me të dy vendet?

“Unë nuk mund të them asgjë për vendet e tjera. Vendet do të vendosin vetë. Por së pari duhet të evidentojmë pozicionimin tonë, të Gjermanisë. Ndërkohë, bisedimet me Bundestagun gjerman janë duke vazhduar. Sepse në Gjermani, Bundestag gjerman duhet të bjerë dakord të fillojë negociatat e pranimit. Qeveria Federale ka dhënë rekomandime pozitive me aspekte të ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por nuk mund të parashikoj rezultatet e Bundestagut gjerman. Por besoj se do të marrim një vendim së shpejti dhe në kohën e duhur”, tha Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet