×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Merkel: Brexiti pa marrëveshje do të krijonte shembull të keq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të hënën se Britania dhe Bashkimi Evropian do të krijonin shembull të keq nëse dështojnë që të arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, mirëpo ka përsëritur sërish se blloku evropian nuk dëshiron marrëveshje me çdo çmim.

Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar, mirëpo ka mbetur pjesë e tregut të bllokut evropian përgjatë periudhës tranzitore 11-mujore, ndërkohë që të dyja palët tentojnë të negociojnë një marrëveshje për tregti të lirë, e cila do të mund të niste së zbatuari më 1 janar.

Bisedimet veçse janë zgjatur përtej afatit të fundit, të caktuar për mesin e muajit nëntor, për arritje të marrëveshjes, e cila më pas duhet të miratohet nga ligjvënësit në Britani dhe BE, para fundit të vitit.

Britania ka zemëruar Bashkimin Evropian me një projektligj që shkel disa pjesë të marrëveshjes që mundësoi largimin e Britanisë nga blloku evropian në muajin janar.

Projektligji në fjalë i jep fuqi Mbretërisë së Bashkuar që të ndryshojë disa pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me tregtinë me Irlandën Veriore.

“Shpresoj se do të arrijmë te një marrëveshje kontraktuale”, ka thënë Merkel në një takim virtual me anëtarët e komiteteve të BE-së.

“Ne, Britania dhe shtetet anëtare të BE-së, jemi shtete që bazohemi në vlerat e njëjta, andaj nuk do të ishte shembull i mir për botën, nëse nuk do të arrinim te një marrëveshje”.

Megjithatë, ajo ka insistuar se marrëveshja nuk duhet të arrihet me patjetër.

“Ne e kemi bërë të qartë se nuk na duhet marrëveshje me çdo çmim”, ka thënë ajo.

“Ne e duam një, mirëpo përndryshe do të marrim masat që janë të nevojshme – në secilin rast, marrëveshja është në interesin e secilit”.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, viti i ardhshëm do të nisë me paqartësi të mëdha dhe vendosje të tarifave për mallrat britanike dhe ato evropiane.

Në gjë e tillë do të dëmtojë të dyja palët, mirëpo barra më e madhe do të bie mbi Britaninë, e cila gjysmën e tregtisë e zhvillon me vendet e BE-së.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

“Ky është një Apartedi i ri global”/ Vendet e pasura po ‘grumbullojnë’ vaksinat, thotë presidenti i Afrikës së Jugut

“Ky është një Apartedi i ri global”/ Vendet e pasura po ‘grumbullojnë’ vaksinat, thotë presidenti i Afrikës së Jugut

Publikuar më 26.01.2021
Ndërsa BE dhe Mbretëria e Bashkuar përfshihen në negociata t...

Ndërsa BE dhe Mbretëria e Bashkuar përfshihen në negociata të furishme për të siguruar që nuk do të ketë ulje të furnizimit të tyre me vaksinë koronavirus, vendet më pak të pasura po ankohen. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa të martën bëri thirrje për vendet e pasura që kanë siguruar “deri në katër […]

Lexo më shumë

“Është e vështirë të llogaritësh trishtimin”/ Anglia regjistron 100,000 vdekje nga koronavirusi

“Është e vështirë të llogaritësh trishtimin”/ Anglia regjistron 100,000 vdekje nga koronavirusi

Publikuar më 26.01.2021
Boris Johnson ofroi “ngushëllimet e tij më të thella&#...

Boris Johnson ofroi “ngushëllimet e tij më të thella”, ndërsa Britania e Madhe arriti një histori të zymtë prej 100,000 vdekjesh nga koronavirusi, citon Politico.eu.  Shifrat e fundit nga qeveria treguan se numri i të vdekurve ka arritur të paktën 100,162 vdekje brenda 28 ditëve të një prove pozitive. Numri i rasteve ka filluar të […]

Lexo më shumë

Merkel hedh sinjalin e parë kundër Biden: Të shmanget ndërtimi i blloqeve, unë pajtohem me fjalimin e Presidentit të Kinës

Merkel hedh sinjalin e parë kundër Biden: Të shmanget ndërtimi i blloqeve, unë pajtohem me fjalimin e Presidentit të Kinës

Publikuar më 26.01.2021
Kancelarja gjermane Angela Merkel, të martën hodhi poshtë th...

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të martën hodhi poshtë thirrjet për Evropën për të zgjedhur partnereët midis SHBA dhe Kinës, në një shkelje syri të bërë nga presidenti kinez Xi Jinping një ditë më parë. Ndërsa administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po kërkon të grupojë së bashku demokracitë për të përmbajtur Kinën, Merkel ishte […]

Lexo më shumë

Skenaret/ Çfarë ndodh më tej për Italinë pas dorëheqjes së Kryeministrit Conte?

Skenaret/ Çfarë ndodh më tej për Italinë pas dorëheqjes së Kryeministrit Conte?

Publikuar më 26.01.2021
Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen të ...

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen të martën (26 janar) me shpresën e formimit të një qeverie të re pas javësh trazirash në koalicionin e tij qeverisës, duke e lënë Italinë pa timon ndërsa lufton pandeminë vdekjeprurëse të koronavirusit. Politika italiane po hyn përsëri në ujëra të paeksploruar, por këtë herë në mes të […]

Lexo më shumë

Rusi: Vaksina Sputnik-V do të aprovohet në 25 vende në dy javët e ardhshme

Rusi: Vaksina Sputnik-V do të aprovohet në 25 vende në dy javët e ardhshme

Publikuar më 26.01.2021
Kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), Kirill Dmit...

Kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), Kirill Dmitriev, tha sot se vaksina ruse kundër koronavirusit të ri Sputnik-V pritet të miratohet në më shumë se 25 vende në javët e ardhshme. “Vaksina jonë Sputnik V aktualisht është e licencuar në 14 vende. Ai pritet të aprovohet në më shumë se 25 vende në […]

Lexo më shumë

Pas “luftës” AstraZeneca “ofroi” të përshpejtojë dërgesat e vaksinës në BE

Pas “luftës” AstraZeneca “ofroi” të përshpejtojë dërgesat e vaksinës në BE

Publikuar më 26.01.2021
AstraZeneca është duke bërë një lëvizje për të qetësuar reag...

AstraZeneca është duke bërë një lëvizje për të qetësuar reagimet, pas “luftës” që shpërtheu me Bashkimin Evropian mbi shpërndarjen e vaksinave. Prodhuesi i barnave ofroi të shpejtonte furnizimet e caktuara të vaksinës Covid-19 në Bashkimin Evropian dhe Brukseli kërkoi të drejtojë grupe të dozave nga Mbretëria e Bashkuar për të korrigjuar deficitin e furnizimit, siç […]

Lexo më shumë

Kryeministri italian Gisueppe Conte jep dorëheqjen zyrtarisht

Kryeministri italian Gisueppe Conte jep dorëheqjen zyrtarisht

Publikuar më 26.01.2021
Kryeministri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qever...

Kryeministri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ka komunikuar para ministrave të kabinetit  dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2. Sakaq, pritet që në minutat në vazhdim të zyrtarizojë këtë kërkesë pranë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella. Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Ministri Alfonso […]

Lexo më shumë

“Lironi shtretërit”, zbulohet mesazhi që i mbërriti mjekut që akuzohet për vrasjen e dy pacientëve

“Lironi shtretërit”, zbulohet mesazhi që i mbërriti mjekut që akuzohet për vrasjen e dy pacientëve

Publikuar më 26.01.2021
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Brescia ...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Brescia të Italisë, ku shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus me qëllimin që të lironte krevatet. “Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një prej mesazheve të Whatsapp të shefit Carlo Mosca me […]

Lexo më shumë