Mënyra e financimit të ndërtesave të shembura nga tërmeti

Elena Kocaqi

Për të ndërtuar mijëra shtëpi të dëmtuara, do të duhet një fond prej qindra milion dollar, që duhet te jetë një fond transparent për publikun, ku të gjithë donatorët do te jenë publik si dhe llogaridhënia për çdo shpenzim, duhet të jetë transparente. Organi që do të administroj këto ndihma duhet te jete me pjesëtar të politikes por edhe te shoqërisë civile, gazetar, intelektual si dhe nga grupet e interesuara.

Ky fond duhet të realizohet me të ardhurat që do të vijnë nga,

1- Ndërtuesit e këtyre apartamenteve, te cilët duhet te marrin përsipër shpenzimet por edhe shpërblimin e jetës për viktimat, si dhe duhet te ndiqen penalisht. Madje edhe ata qe ju kanë dhëne leje ndërtimi këtyre ndërtuesve, si dhe ata qe kane pasur përgjegjësinë për ndërtimin dhe kontrollin e ndërtimit duhet të ndiqen penalisht. Urgjent prokuroria duhet te bllokoj llogarite e tyre bankare si dhe tu vendosi sekuestro te përkohshme pronave te tyre. Demi i shkaktuar paguhet ne radh te parë nga ata qe e kanë shkaktuar.

2- Duhet të kërkohen ndihma nga institucionet ndërkombëtare si FMN, BB, BE.

3- Te kërkohen donacione bamirësie nga çdo shtet qe ka mundësi ndihme.

4- Nëse sërish nuk plotësohen nevojat, të mundësohet nga këto institucione një kredi pa interes apo me interes të ulet.

5- Te ardhurat qe po mblidhen nga fondacionet te përdoren për ushqim e veshmbathje dhe jo për ndërtime, pasi ato janë shumë të vogla, për te përballuar me mijëra banesa. Madje edhe të ardhurat qe janë mbledhur nga këto fondacione, duhet që në bazë të ligjit të kontrollohen, nëse ato janë shpenzuar për bamirësi, pasi ata që i kanë mbledhur shpesh i konsiderojne si “pronën” e tyre, por nuk e dinë qe ato hyjnë tek te ardhurat që janë për perdorim publik dhe janë rreptesisht të kontrollueshme nga ligji.

Ndërtimet në Durrësin e vjetër, duhet të ndalohen me ligj te posaçëm, se është zona e trashëgimisë botërore qe u betonizua me beton jashtë cilësisë, nga mafia e ndërtimit. Ndërtimet e reja duhet te largohen nga Durrësi i vjetër. Apartamentet qe janë shembur ne zonën e vjetër nuk duhet te ndërtohen me aty dhe ne këto zona duhet patjetër te ketë rrënoja arkeologjike qe duhen zbuluar dhe mbrojtur. Duhet ngritur një Durrës i ri larg zonës arkeologjike, larg rërës dhe larg kënetës. Ka kodra te bukura Durresi plot qe te perdoren per banim, madje dhe me pamje nga deti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet